“Dua t’i bashkohem thirrjes së ambasadorit të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, lidhur me fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore. Është koha për të lënë mënjanë retorikën. Për të kthyer fjalët në vepra konkrete, përmes një reformë transparente dhe gjithëpërfshirëse,” tha Meta.
Meta theksoi se për LSI-në, reforma zgjedhore nuk ka të bëjë me interesat personale. “Për ne, është një nga çështjet më të rëndësishme, sepse lidhet me cilësinë e funksionimit të demokracisë, legjitimitetin e tyre dhe me respektin ndaj votës së qytetarit të Republikës së Shqipërisë,” nënvizoi Meta