Ilir Meta i përgjigjet Ramës: Je autor i vrasjes, kërkon të bësh viktimën si me Klodian Rashën

 

Kreu i Partisë së Lirë, Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për ngjarjen tragjike në Himarë duke thënë se kërkon të bëjë viktimën si me rastin e Klodian Rashës por është “autori i vrasjeve me arrogancën e tij”. Ndër të tjera tha pretendon se Rama nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Reagimi i Metës erdhi pasi në një reagim në Twitter, Rama tha se e gjithë revoltat është nxitur nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë.

“Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus”, tha Ilir Meta.


Lajmi kryesor:

Meta zbret në terren, pas takimit me fermerët në Fier akuzon Ramën: Hiqesh si viktimë, por je autor i vrasjes


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë