Ilir Meta inspekton punimet në një 
shkollë: Nxisim rezultatet e larta

Ilir Meta inspekton punimet në një <br />shkollë: Nxisim rezultatet e larta
"Kushtet e reja të shkollës së rikonstruktuar do të ndihmojë nxënësit  të arrijnë rezultate më të larta në mësime".

Ky është konkluzioni i kryeparlamentarit Ilir Meta gjatë vizitës së rikonstruktimit të një shkolle së mesme të bashkuar në Farkë.

Gjatë fjalës Meta shprehu kënaqësinë për rindërtimin e kësaj shkolle e cila më parë ka qënë në në një situatë të shkatërruar.

Ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë vit të ri shkollor dhe jam i bindur se ky ambient i ri, kjo shkollë e re, këto kushte të reja do të jenë një nxitje për të gjithë ju për të mësuar dhe për të qenë në garë me njëri-tjetrin gjithmonë për të marrë dhjeta. Është kënaqësi për mua të marr pjesë sot dhe t’i bashkohem gëzimit të të rinjve, të fëmijëve të Farkës për inaugurimin e kësaj shkolle të rikonstruktuar, në fakt të rindërtuar nga e para, pasi fotot tregojnë degradimin e jashtëzakonshëm që ka përjetuar kjo shkollë”- nënvizoi Meta.

Kreu i Kuvendit falënderoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili sipas tij me investimet që po bën po rilind kryeqytetin.

Njëkohësisht edhe ajo çka shohim sot, tregon rilindjen e saj dhe për këtë dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj për përkujdesjen që ka treguar dhe që tregon për të gjitha shkollat, për të gjitha çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së re të Tiranë”, - tha Meta.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti Artan Gaçi si dhe Administratori i Njësisë Farkë, Admir Abrija.

Për rindërtimin e kësaj shkolle Bashkia e Tiranës ka bashkëpunuar me Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri si dhe me disa biznes të tjera private.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt