112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë

112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë

Në mbarë vendin janë mbajtur aktivitete me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë. Flamujt kuq e zi kanë zbukuar qytetet.

Tirana ka mbledhur mbi 10 mijë shqiptarë të ardhur nga mbarë trevat shqiptare ndërkohë që shumë shqiptarë nga Kosova kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri për të festuar ditën e Pavarësisë.

Në zhvillim ndiqni akivitetet e organizuara në të gjithë Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

Në Shkodër ashtu edhe si në qytet e tjera të vendit u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues vendor dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Ora 11:28
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së

 

Mirdita është kthyer në epiqendrën e festimeve në këtë 112 vjetor të shpalljes se Pavarësisë.

Në qendër të qytetit është vendosur një flamur gjigand, ndërsa pjesë e festës janë bërë qindra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, mes të cilëve dhe ish-ushtarë të UÇK.

'Faleminderit për ftesën që na e kanë bërë. Jemi shumë të emocionuar. Çka nuk dim të flasim më. Kënaqësi më të madhe në jetën time nuk kam pasur, edhe pse kam marrë pjesë në luftë. Kjo kënaqësi kurrë nuk më ka ndodhur. Nuk e kam menduar se mund të organizohej gjë e tillë.', thotë njëri prej tyre.

Organizimi është bërë nga bashkia Mirditë, duke i dhënë jetë këtij qyteti të vogël për festat e nëntorit.

Ora 11:23
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në kishat orthodhokse në vend u krye Dhoksologjia e Flamurit, një pjesë e Liturgjisë së Shenjtë me përmbajtje lavdëruese.

Në kryeqendrën e festës, Vlorë, ceremonia e bekimit të flamurit u drejtua nga Imzot Asti, Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, me pjesëmarrjen e klerikëve të qytetit dhe besimtarëve.

Në Tiranë ceremonia u kremtua në kishën e "Ungjillëzimit të Hyjëlindëses Mari", në rrugën e Kavajës.

Në Korçë, Dhoksologjia e Flamurit u drejtua nga Imzot Joani, me pjesëmarrjen e klerikëve të qytetit, besimtarëve dhe figurave politike. Në Durrës, ceremoni e ngjashme u mbajt në Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" në Shën Vlash, drejtuar nga Atë Emanuel Lapanxa.

Pjesë nga Dhoksologjia e Flamurit e mbajtur në Kishat Orthodhokse në Shqipëri.

“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngesë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo.

Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve”.

 

Ora 09:43
VIDEOLAJM/ Dita e Flamurit, Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit

Kukes- Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës udhëtuan sot drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit. Jo vetëm Vlorën por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë

Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushatarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-se cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari. Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me proceduren e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun