Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e martë, në 24 mars, kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë.
Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Metës është Paulin Çera. Meta depozitoi kërkesë tjetër në Gjykatën e Posaçme, ku kërkoi lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore.
Konkretisht Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie si 'arrest shtëpie', 'detyrim paraqitje', 'garanci pasurore' ose 'ndalim i daljes jashtë shtetit'.
Meta argumentoi se meqenëse dosja është dërguar tashmë për gjykim, nuk ekziston rreziku që ai të prishë provat apo të ndikojë mbi dëshmitarët.
Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Komente











Ku do ta gjeje kete pasuri kur ai bashke me ate palo avokat thane qe iliri nuk ka pasuri ne ngarkim ..Si duket loja mbaroi dhe do ti dali garant Monica dhe femijet per tu liruar .Te shikojme se sa I drejte do te jete vendimi qe do te mari GJKKO per kete palo mashtrues .
Përgjigju