Ilir Meta: Kohë sfidash, duhet
kujdes për arsimimin e fëmijëve
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e 100-vjetorit të lindjes të personalitetit të njohur të Skraparit Kahreman Ylli, i cili është dekoruar me titujt “Mësuesi i Popullit” dhe “Nder i Kombit”.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e 100-vjetorit të lindjes të personalitetit të njohur të Skraparit Kahreman Ylli, i cili është dekoruar me titujt “Mësuesi i Popullit” dhe “Nder i Kombit”.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi kontributin e Kahreman Ylli si ish-Ministër i Arsimit dhe ish-rektor i Universitetit të Tiranës në luftën kundër analfabetizmit, por edhe për kontributin e dhënë lë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare duke u rikthyer në Shqipëri pas përfundimit të studimeve në Lion të Francës.
“
Sot kur të rinjtë tanë që studiojnë jashtë, për fat të keq një pjesë e mirë nuk dëshirojnë më të kthehen, ne kujtojmë Kahreman Ylli, i cili iku nga Leshnja e Skraparit në Lion të Francës dhe mund të qëndronte atje.
Por patriotizmi, atdhedashuria e kthyen për të ndihmuar jo vetëm vendin, popullin, por njëkohësisht edhe për të praktikuar atë profesion të mësuesit pranë vendit që kishte aq shumë nevojë.
Përqafoi idetë më përparimtare të kohës që ishin ato antifashiste dhe kur kujtojmë Kahreman yllin sot, kujtojmë të gjithë të rinjtë e të rejat të cilët e rreshtuan Shqipërinë në anën e fitimtarëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe shumë prej të cilëve dhanë edhe jetën. Por edhe shumë prej të cilëve kontribuan për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit”,- tha Meta.
Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se figura e Kahreman yllit është një figurë mbarëkombëtare, e cila merret si shembull edhe në ditët e sotme për arsimin e të rinjve.
“
Pa asnjë diskutim që figura e Kahreman Yllit është një figurë mbarëkombëtare, e cila i ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e qarkut tonë.
Është një figurë e cila rrezaton kudo në të gjithë Shqipërinë, dhe sot në këto kohë sfidash të mëdha, kjo figurë na fton të jemi më të kujdesshëm për fëmijët e Shqipërisë, për të rinjtë e Shqipërisë, për t’i arsimuar më mirë, për t’i ndihmuar që të fitojnë sa më shumë dije, në mënyrë që të fitojnë të gjithë betejat e së ardhmes”,- tha Meta.
Ceremonia ishte e organizuar nga Bashkia e Skraparit në qytetin e Çorovodës ku ishin të pranishëm personalitete të botës akademike, deputet, ministra, përfaqësues të pushtetit vendor etj.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.5%
-
E Komitetit Olimpik
12.5%
-
E qeverisë
4.1%
Vota total: 8335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Egnatia merr portierin e AEK-ut të Athinës
13 Gusht, 15:12
-
Media italiane Vanity Fair Italia: Pushoni në plazhet idilike të Shqipërisë
13 Gusht, 15:08
-
Dibër/ Lejoi dy banorë të prisnin pemët e ahut te “Liqeni i Bataçes”, nën akuzë inspektori i Drejtorisë së Bujqësisë
13 Gusht, 14:59
-
Dy të dehur spërkasin me alkool veturën e parkuar dhe i vënë flakën, Policia e Korçës i arreston! Plagoset me biçak 75-vjeçari në Pogradec
13 Gusht, 14:43
-
VIDEO/ I vendos flakën makinës së 19-vjeçarit, por për pak sa nuk digjet vetë, vihet në hetim i mituri në Vlorë
13 Gusht, 14:33
-
Nisin kontaktet, Marash Kumbulla larg Romës! Bashkohet me mbrojtësin e Kombëtares
13 Gusht, 14:32
-
FBI hetim pas akuzave të Trump për sulm kibernetik iranian! Ekipi i kandidatit për president: Janë vjedhur dokumente të ndjeshme fushate
13 Gusht, 14:19
-
Kërkon të artën, federata e mundjes ankimon në CAS rezultatin e Valiev në çerekfinale! Pak shpresë për ndryshimin e vendimit
13 Gusht, 14:05
-
Zhdukja e anijeve “Maersk” me 816 tonë mbetje në kontenierë, zbardhet itinerari dhe kronologjia e plotë! Tajlanda: Ngarkesa do kthehet mbrapsht
13 Gusht, 14:03
-
Paris 2024/ Rekorde dhe kuriozitete nga Lojërat Olimpike
13 Gusht, 13:59
-
Kolegji i Europës në Tiranë është gati të hapë dyert, Rama: Ofertë e re akademike për Shqipërinë evropiane
13 Gusht, 13:44
-
Shkrumboi 10 ha me kullota dhe 320 rrënjë ulliri në Selenicë, arrestohet 63-vjeçari
13 Gusht, 13:34