Ilir Meta në 2008: Sali Berisha ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ky njeri sjell vetëm tragjedi

Ilir Meta në 2008: Sali Berisha ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ky njeri sjell vetëm tragjedi

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Disa dëshmi dhe fakte të publikuara ditët e fundit kanë kompromentuar rëndë figurën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili së bashku me kunatin e tij, Erion Isufi dhe Argita Berisha, akuzohen se kanë punuar pas lufte në Kosovës kundër UÇK-së. Por, një nga shqiptarët me të akuzuar pro Millosheviçit dhe kudra UÇK-së është Sali Berisha. Në seancën plenare të Parlamentit të datës 19 mars 2008, katër ditës pas Gërdecit, Ilir Meta, sot President, ka akuzuar Berishën se ishte kundër bombardimit nga NATO të makinerisë së luftës së Millosheviçit, ndërhyre e cila kapitulloi Serbinë, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. 

Teksa Berisha refuzonte të jepte dorëheqjen pas Gërdecit, me pretendimin e se do të anëtarësonte vendin në NATO, Meta është shprehur se “Po kështu, ky ka hall që Shqipëria të hyjë në NATO. Po ç’i duhet NATO-s Sali Berisha që nuk mbron dot si Kryeministër shtetasit e vet, popullin e vet, fëmijët e vendit të vet?! Nuk i duhet fare NATO Sali Berishës, sepse ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, se nuk e dini”. Duke insistuar në kërkesën për dorëheqjen, Meta shtoi se “Jo thjesht për arsyet ligjore, por edhe nga ana morale, sepse do s’do ai, natyrisht, ai nuk e ka me dëshirë, po është identifikuar si një njeri, i cili sjell tragjedi”.

Ndërkaq, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, është shprehur se “Nuk mund të dalësh këtu të thuash se unë paskam kërkuar mosbombardimin e ish-Jugosllavisë, se nuk ka njeri që ta besojë. Që ta dish ti këtu, bombardimin e ish–Jugosllavisë e kam kërkuar në shtator të vitit 1992 dhe janë mbushur faqet e shtypit botëror. Por këtu nuk është puna të merrem me historinë e shkuar, se kemi familje ende me varre të hapura në shtëpitë e tyre, sepse nuk kanë gjetur viktimat, kemi viktima në morg të paidentifikuara. Këto janë probleme të tjera”.

Një vit më pas, Meta dhe Berisha nisën bashkëpunimin, ndërsa zyrtarizuan bashkëqeverisjen 2009-2013. Përplasjet e fundit mes Metës dhe Berishën u shënuan në vitin 2015 për çështje CEZ dhe akuzat për porositjen e vrasjes së pretenduar të Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Dyshja u bashkua sërish në vitin 2017, ndërsa në 2 mars 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Meta para Presidencës, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama’.

 Përplasja Meta-Berisha në mars 2008 për luftën në Kosovë 
 

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 17/11/2020 17:45

    Grumbullimet, në çdo kohë, janë vatra infeksioni. Sidomos në kohët e sotme kur të gjithë janë të infektuar, në një farë mënyrë.

    Përgjigju
  • USA: 17/11/2020 03:41

    Dy plehra dhe bashkekriminele.

    Përgjigju
  • O tej: 16/11/2020 21:10

    Berisha dhe Meta pjese te nje bajge lope jane.

    Përgjigju
  • Avni Rustemi: 16/11/2020 19:27

    Avni Rustemi ku je?

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/11/2020 19:02

    Sepse u frigua se mos po vie bashkimi i Kosovës dhe Shqipëris...!!!

    Përgjigju
  • Akrepi: 16/11/2020 18:31

    Ja pra deshira e pakufishme per pushtet , stimulon pseudopropagantat dhe te merr mente . Megjithate , "ju lumt" , kujtdo politikani qe i shkon marrezia . Por duke patur perballe nje popull te varfer dhe naiv , i cili mund te mashtrohet leht , cilido qe i ben keto prapaskena , past faqen e zeze .

    Përgjigju
  • UKU MAMLIT: 16/11/2020 18:27

    Fatkeqsia shqiptare fillon me burracakerine e Ramizhalese,nxjerrjen e kokes se gjarperit serb SB,degjeraten FN dhe vazhdon me lemen e skarparit-burrit te nafije dubekut,gjinon pandeli,stalinisti e vucidolit salishpellen dhe degjeneratenrilindje ediRamen, Mjere ky popull.LAVDI POPULLIT ARBEROR!

    Përgjigju
  • DY FUNDËRRINAT: 16/11/2020 17:24

    ILIR BAJGA E SALMUT BERKAKA JAN DY BINJAK. NJËRI SHUR E TJETRI KAK. TË DY JAN HAJDUT KRIMINEL FUNDËRRINA TË KOMBIT SHQIPTAR. KTA DY KRIMINEL DUHET TË ISHIN NĒ REÇ PO KTA SKAN FAJ SE SKA DREJTËSI SKA QEVERI E SKA POPULL PËR TË QËN QË KTYRE DY JASHQITJE TË KOMBIT TI TREGOHET VËNDI QĒ I TAKON E MERITON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion