Ilir Meta po vesh këmishë me vija të trasha

Ilir Meta po vesh këmishë me vija të trasha

Ilir Meta

Kur e pashë në Vlorë, (në Vlorë dhe Tiranë në takime me PL) mu duk si një i burgosur i sjellshëm ndaj uniformës. Në burgjet e hershme ku u dizajnua veshja me vija të trasha ‘gri dhe blu’, po të guxonte dikush ta përdhoste me ‘veshje të ndaluar’, atëherë dënohej me vdekje.

Me vija të trasha blu e gri, veçse pa numër dhe pa badges. Nuk besoj se është thjesht punë shijesh. A duket si ‘filxhan’? Sigmund Frojd, këtë parashikim e përjashton nga ëndrra dhe e studion si “gjendje ankthi”, si ‘ndjenjë faji ose ndjenjë inati’.

Me siguri edhe kësaj radhe Ilir Metës po i punojnë antenat.

Të njëjtën situatë kapën edhe antenat e Tritan Shehut pak ditë më parë. Fliste për Sali Berishën dhe shkarkoi atë që i kishte kapur vetëdija: ‘Po, edhe mund ta burgosin’, tha për doktorin.

Të dy këta kanë kapur, pa pushim, nuancat e stinëve. Shtatori i vjeshtës në vendin tonë do të lëvizë shumë gurë që kanë peshuar në zverkun e popullit shqiptar prej 30 vjetësh. Do të merren në pyetje  dhe në burgje të korruptuarit me korrupsion të qenësishëm; ata që kanë përdorur besimin e publikut për pasurimin e tyre e të familjes; ata që kanë minuar demokracinë; ata që kanë guxuar të lajnë para në këtë vend të vogël lavatriçe; ata që kanë lobuar me para të pista; ata që janë parë në video duke vjedhur paratë e popullit… Sa shumë janë ‘ata’!

Por dy prej tyre tërheqin karrocë të madhe.

Obsesioni ndaj shtatorit i ka bërë të braktisin pushimet në ‘bloody vilat’ buzë detit. Histeria e mbrojtjes i ka bërë të ëndërrojnë sikur ‘Shqipëria është në rrezik’. Paranoja e frikës se ‘vjeshta po vjen’ i ka bërë të vishen që tani si për mot të ftohtë ‘blu & gri’.

Të dy, atje lart në pushtet, janë perfeksionuar me nuhatjen e stinëve politike.

Stina e parë e lakut:

Iliri e ndjeu para dy vjetësh, gjatë një vizite në Pogradec. Aty, mes fshatarëve të mahnitur para tij, kapi një zhurmë sikur ‘po vinin helikopterët amerikan’. Iu bë sikur ishte presidenti i vrarë Salvador Allende. Që atë ditë Amerika i kishte vënë vizën. Si të mos e marrësh si sinjal sot këmishën me vija të trasha blu e gri?!

Të njëjtën histeri kapën antenat e Saliut kur thërriti para botës: ‘Jam Sali Berisha unë, ore budallenj!’. Ka qenë dita kur, nën gju, mori vesh se po hapej çështja ‘Gërdeci’ dhe se ’21 Janari kishte prova të reja’. Tani plagët dhe reumatizmat i ndjen Tritani.

Meta ka nisur të flasë për disa vende në Amerikën Jugore, që nga Paraguaji, ku kanë sunduar e sundojnë diktaturat dhe ku Amerika ‘nuk ka ç’u bën diktatorëve’. Të dy bashkë, Metë e Berishë, akuzojnë Amerikën për fatin e tyre të keq.

Stina e dytë e turbullirës:

Iu vjen ndërmend sa herë janë larguar e afruar Saliu me Ilirin? Sa herë nuk shikonin qartë, aq herë largoheshin. Para syve të Ilirit dilnin figura të vdekurish, edhe Almir Rrapo i bëhej si Dritan Prifti. Iliri turbullohet para veprave të sekretarit të tij Rrapo, që në fakt janë vepra të përbashkëta. Ai u akuzua nga gjyqi federal për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë, etj. Këto krime janë ngjizur sa kohë Rrapo ndodhej në zyrën e Metës.

Tani Rrapo, i gjallë e në Amerikë, ka folur dhe do të vijë të dëshmojë në gjyq. Edhe Kastriot Ismaili, dëshmitar kyç i CEZ, po lirohet nga burgu e vjen për dëshmi.

Meta ka frikën e një ekstradimi drejt Amerikës për krime të përfolura si trafik ndërkombëtar droge, trafik qeniesh njerëzore dhe korrupsion ku implikohen zyrat e shtetit amerikan.

Këmisha me vija të trasha ka lidhje me ankthin e pritjes. Berisha i është larguar pak sa për këtë stinë.

Stina e Ukrainës ua nxori rrënjët të dyve:

Nxori në shesh tradhtinë e Saliut ndaj shqiptarëve dhe ndaj strategjisë perëndimore kur ushqeu me armë e me naftë Millosheviçin. Kjo do të shtohet në themelet e akuzës penale ndaj Berishës. Sepse tani, aq më tepër, njerëzit drithërohen: ‘po sikur t’i hapen rrugët Putinit si atëherë Milloshit, vallë ku shkon bota?’. Njësoj është.

Në Ballkan po lëvizin hijet e influencave ruse. Me sa duket Iliri e Saliu janë mbështetje për Moskën, kundër Amerikës. Nëse do të kapen provat, do të përfshihen në dosjen për ‘këmishët me vija të trasha’.

Gruri i Ukrainës, për Ilirin, risolli para syve një skandal të tij kur ishte kryeministër. Prej kohësh shkruhet e sillen argumente se Meta është implikuar në abuzimin me 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaji ndihma nga jashtë. Si sot guri nga Ukraina. Ndihmat u dhanë kur Shqipëria kishte uri, por Meta nuk desh t’ia dinte, ca grurë ndodhet në themelet e vilës.

‘Këmishët me vija’ tanimë nuk janë veç një ‘filxhan’, por janë një ëndërr popullore për Drejtësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 18/08/2022 17:30

    Ilir Metmuti hajditi dhe Berish qenzgjebosur te shkojne ne te semes.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/08/2022 16:02

    E bukur gjetja e titullit.

    Përgjigju
  • emigranti: 18/08/2022 14:41

    Fjala jote vafte e fresket ne veshet e prokuroreve te SPAKUT dhe te Aida Hajnajt e hetuesve te BKH-se,i nderuar Frrok Cupi!Por me duket se Arben "Llalla" i ketij organi nuk dot'ja dije per keto qe thoni ju dhe qe i dine i madh e i vogel ne kete vend,por qe fatkeqesisht nuk do ti dije e t'i kujtoje Arben "Llalla" i SPAKUT,sepse emri i te malkuarit Ilir Meta a Metaj e Berishes jane aq te frikshem e kercenues sa qe Arbenit ,me corbe te prishur ne goje,i duket fundi i botes po t'i permende,pa le me te guxoje te hape dosjet e ketyre krimineleve sheike e super te korruptuar,qe kane marre rob kete vend e kete popull prej 30 vjetesh e Kraja ben garipin e Shqiptareve duke i marre hapur e fshehur ne mbrojtje,duke mos i prekur.!Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?