Ilir Meta pret kreun e PDK Enver Hoxhaj: Të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida vitin tjetër, të jemi në unitet

Ilir Meta pret kreun e PDK Enver Hoxhaj: Të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida vitin tjetër, të jemi në unitet

Kryetarin në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Tiranë është pritur sot edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të lehta vitin që vjen.

 “Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Kreu i PDK-së vizitë në Tiranë! Basha: Politika qëndrim të unifikuar për mbështetjen e Kosovës! Hoxhaj: Lufta e UÇK-së, themel i pavarësisë! Ruçi: Të mos lejojmë njollosjen e saj


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës