Ilir Meta: Shpresoj të zbatohet
reforma për hapjen e negociatave

Ilir Meta: Shpresoj të zbatohet<br />reforma për hapjen e negociatave
Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të Edicionit të 11 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut organizoi shfaqen e filmit dokumentar holandez “Një histori Përndjekëse".
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se ndryshe nga shfaqjet e të enjtes kemi një film mjaft domethënës, ndërsa reforma në drejtësi është një kryefjalë e gjithë procesit transformues të vendit me qëllim edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
 
Unë duhet t’ju falënderoj juve, profesor Çashkun sepse ishte në fakt ideja juaj e shkëlqyer dhe natyrisht që për parlamentin është një nder dhe një privilegj që në një ditë të faktuar dhe në një moment mjaft të rëndësishëm dhe të reformës në drejtësi, që është një kryefjalë e gjithë procesit transformues të vendit me qëllim edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
 
Ndryshe nga ato shfaqjet e të enjtes kemi një film mjaft domethënës. Unë nuk e di vërtetë se cili është subjekti i detajuar i filmit, por thelbi është që një i ri nga Sudani i jugut që ka studiuar në Britaninë e Madhe kthehet në vendin e tij me dëshirat dhe me ëndrrat për të zbatuar ato çfarë ai ka mësuar në një universitet britanik dhe me qëllim për të vendosur drejtësinë në një vend ku drejtësia mungon prej shumë kohësh dhe përplaset me një realitet shumë të vështirë
” tha Meta.
 
 Në vazhdim kreu i Kuvendit shqiptar theksoi se shpreson që reforma në drejtësi të ketë një zbatim të suksesshëm.
 
Shpresoj që të jetë më e lehtë për të gjithë ata shqiptarë që kanë studiuar gjatë këtyre 26 viteve në Britani, SHBA, Evropë dhe kudo, për drejtësi dhe fusha të tjera, për të realizuar ato ëndrra dhe aspirata që ato kanë falë një kulture dhe edukimi të niveleve më të larta që kanë përfituar në vendin tonë dhe kjo do të ishte një shpresë e madhe që edhe kjo reformë, për të cilën aq shumë ende vazhdojmë të diskutojmë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm.
 
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut është një ngjarje shumë e veçantë e përvitshme në vendin tonë. Ky vit është i veçantë sepse edhe Parlamenti bashkëpunon.
 
Ne vetëm krijojmë këtë mundësi sot për të ndjekur këtë film me këtë subjekt kaq interesant, por njëkohësisht edhe ta kthejmë përsëri parlamentin edhe pas shfaqjes së filmit në një platformë diskutimi për të përfituar sa më shumë edhe nga fuqia e artit edhe ajo e kinemasë, pikërisht për të ftuar për një reformë dhe për një shoqëri, ku të drejtat e njeriut dhe dinjiteti njerëzor është mbi çdo gjë tjetër
”.
 
Drejtori ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kujtim Çashku vlerësoi bashkëpunimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë që arti të integrohet më shumë në politikë.
 
"Përgjithësisht arti dhe kultura të jep më shumë mundësi reflektimi se sa politika e kufizuar në termin e politikës si koncept partie.
 
Do me thënë kjo e zgjeron hapësirën e mendimit, krijon një kulturë tjetër të cilën unë e ndjej që vazhdimisht dhe më shumë neve na mungon në parlamentin shqiptar
”,- u shpreh Çashku.
 
Në këtë aktivitet merrnin pjesë deputetë, pedagogë dhe studentë nga Shkolla e Magjistraturës, gjyqtarë, prokurorë dhe anëtar të stafit të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

meta kuvend

meta kuvend

meta kuvend

meta kuvend

meta kuvend 

meta kuvend

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas