Ilir Meta spiun? Veliaj: Mund ta ketë zhdukur dosjen në bashkëpunim me Berishën! Shqiptarët kanë halle të tjera

Ilir Meta spiun? Veliaj: Mund ta ketë zhdukur dosjen në bashkëpunim me Berishën! Shqiptarët kanë halle të tjera

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Për çështjen e shumëpërfolur së politikanit të lartë me iniciale I.M nga Dosja e Sigurimit të Shtetit, Veliaj tha se ky nuk është halli i vërtetë i shqiptarëve.  Ai tha se shumë nga hallet që imponojnë mediat nuk janë në të vërtetë ato që shqetësojnë shqiptarët, por për ta ka halle të tjera, siç është nisja e shkollës për fëmijët e tyre.

“Shqiptarët në të vërtetë kanë halle të tjera, jo halle e spiune e dosjesh. 90% e shqiptarëve mund të shkojnë kudo. Sot kanë nisur mësimin shkollat private, unë pres hapjen e 12 shkollave të tjera. Hallet që merret 90% e mediave nuk janë hallet e Shqipërisë. Hallet e njerëzve nuk janë  ato që iu imponohet njerëzve”- shtoi Veliaj.

Veliaj ka treguar mbrëmjen  e sotme se si Ilir Meta, ne vitin 2015, u përpoq që të pengonte hapjen e dosjeve. 

“E njoh atë eksperiencë; Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë tone ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, per mos hapjen e dosjeve. Ne vendosem që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi eshte shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS kishte zero komplekse. Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thote: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën. Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit”, tha Veliaj. 

Veliaj ngriti dyshime se dosjet mund të jenë zhdukur qëllimisht për të fshehur të kaluarën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

“Me të drejtë kryetarja e Komisionit vjen me një kërkesë dhe thotë filani, filani nuk i ka dosjet e zhdukura. Mund të kenë zhdukur dosjet e tyre për hir të një kompromisi politik, por nëqoftëse unë s’jam spiuni Ilir Metaj dhe ndërkohë kam zhdukur dosjen time politike prej kësaj marrëveshje me Berishën, ndërsa kam spiunuar, janë në dosjet e tyre. Kjo s’duhet të më bëjë imun që të mos shihet kontributi im në dosjet e secilit. Me të drejtë një komision kolegjial ka thënë: T’i hapim këto fletë dhe nëse është zhdukur dosja jote rrënjë, dosja jote degë ku ke spiunuar duhet të dalë. Me të drejtë komisioni i thotë Kuvendit që zbuluam që këto dosjet ekzistojnë dhe i thotë a do e hiqni këtë pengesë. Kjo është e gjitha”, nënvizoi Veliaj në TopChannel

Megjithëse pretendimet janë të shumta, Meta e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Meta (Metaj) publikoi gjithjashtu një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 06/09/2022 08:38

    vrovo fiku je bere si fallxhore per te gjitha ngjarjet qe ndodhin iti dhe kimetja duhet ti dini patjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital