E-maili anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve: Një dorë e mistershme ka shpëtuar nga djegia dosjen! Ju japim 24 orë kohë të tregoni të vërtetën

E-maili anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve: Një dorë e mistershme ka shpëtuar nga djegia dosjen! Ju japim 24 orë kohë të tregoni të vërtetën

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik dhe i vuri në lëvizje për të vërtetuar se ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Ishte vetë ai që e bëri publike duke treguar mesazhin e letrës që nis me Washington dhe përfundon me VFLP (Vdekje Fashizmit – Liri Popullit).

Mesazhdërguesi pretendonte se Meta kishte infiltruar në grupin e Rilindjes Spartak Brahon. Ndërkohë shton se “mbase Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur me kohë prandaj nuk e ka çarë kokën”.

Sipas e-mailit të bërë publik në ‘Open’, "një dorë e ‘mistershme’ paska shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë". Gjithashtu shton se Filip Talo ishte viktimë e Ilir Metës. Këtë të fundit e quan ‘spiuni i dhjetorit’ që pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij. Në përfundim thuhet se Ilir Meta u largua nga Presidenca dhe nuk mund të bllokojë më të vërtetën, ndaj theksohej se i jepte 24 orë Autoritetit të Dosjeve të tregonte gjithçka.

E-mail i plotë

Washington DC 24 korrik 2022

I nderuar Autoritet i Dosjeve! Denoncojmë se kemi dijeni se dosja e sigurimit të xhambazi Ilir Rexhep META nuk është zhdukur e gjitha. Me ndihmën e Sali Ram BERISHËS (i cili zhduku me bekimin e Ramiz ALISË dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir META zhduku dosjen e tij. Këtë, ti Autoritet i nderuar mund ta vërtetosh, nëse nuk je komplet i kapur nga Katovica dhe nga paratë e zeza të Ilir Floririt.

Ne dimë që ky kameleon i të gjitha kohërave dhe zullumeve ia ka marrë Edvin Kristaq Ramës në marrëveshjen e koalicionit, kompetencën për zgjedhjet e Autoritetit të Dosjeve. Mbase Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur me kohë prandaj nuk e ka çarë kokën…(po amerikanët askujt nuk ia thonë të tëra dhe kush s’di këtë s’di nga lidhet gomari i politikës).

Vetëm për të kontrolluar ty i nderuar Autoritet, Like Floriri kishte infiltruar në grupin e deputetëve të Rilindjes shokun Spartak Braho, dora e zezë e hetuesisë komuniste që çoi në botën tjetër Dritan Priftin. Megjithëse e kishte zhdukur dosjen, Iliri donte të kishte kontroll të plotë mbi çdo lëvizje brenda Autoritetit. Ky është një fenomen i njohur në botën e krimit. Krimineli nuk e harron kurrë vendin e krimit.

Po ja që një dorë e “mistershme” paska shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë. Nuk u duhet të mundoheni shumë i nderuar Autoritet!

Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo, viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.

Ne ju japim vetëm 24 orë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur Dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve!
Tregojani shqiptarëve të vërtetën mbi kryexhambazin Ilir Rexhep Meta ose do të turpëroheni botërisht. Tani që iku nga Presidenca nuk ju bllokon dot me ndonjë nga ato makinacionet e tij prej sigurimsi të rrahur me vajin e korrupsionit dhe me uthullën e krimit.

Nëse pastaj ti Autoritet je i kapur për fyti nga Like Floriri siç u kap Shqipëria 30 vjet, shqiptarët do të gjykojnë vetë kur ne të bëjmë punën që ligji e kërkon nga juve. Në pritje. Numërimi filloi.

VF-LP (Vdekje Fashizmit – Liri Popullit)

Kujtojmë se dje Ilir Meta doli dhe lajmëroi publikisht padinë ndaj Autoritetit tw Dosjeve. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës.  Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Ilir Meta ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Kjo vjen pasi emri i tij doli në dosje si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Ish-kreu i shtetit ka bërë kallëzim penal për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete. Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, kërkon që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

Ndërsa në një reagim të shpërndarë për mediat vetë Autoriteti i Dosjeve ka garantuar qytetarët për autenticitetin dhe integritetin e dokumenteve që ka publikuar. Anëtarët e Autoritetit kanë shprehur indinjatën për akuzat e Metës, duke i quajtur dashakeqe dhe fyese. Autoriteti i Dosjeve shprehet se veprimtaria e tyre zbatohet  në akte ligjore, e verifikueshme në çdo kohë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • justice again: 02/09/2022 18:52

    Nuk ka rendesi fare se si filloi kjo pune. E rendesishme eshte qe Meta eshte spiun dhe gjithe spiunet duhet te zhduken nga politika ...

    Përgjigju
  • Tepelena: 02/09/2022 10:42

    Vdekje fashizmit?! Do merziten komentuesit supaxhinj te Athines kur t’a lexojn. Disa komentues te perditshem shqipfoles kane simpati per fashizmin, qofte per Agimin e Arte qofte per ndonje version tjeter grek me te maskuar. Vdekje skuthizmit - liri trushplareve vorioepirot!

    Përgjigju
  • Cimiterra: 02/09/2022 09:03

    Me duket se dhe personi qe ka shkruajtur letren paka qen spiun dhe vet! Menyra si ka mbaruar letra me "VFLP" , tregon doren tipike spiune komuniste. Kendo Sabian " ke te marr dhe ke te le"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?