Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga ambientet e qelisë ku ndodhet i izoluar prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, festën e Kurban Bajramit.

Më një postim në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, ish-presidenti uron shqiptarët që “ky Bajram t’i gjejë plot dashuri, falje dhe mirënjohje”.

Mesazhi i Ilir Metës:

“Gëzuar Kurban Bajramin!

Uroj përzemërsisht që ky Bajram t’ju gjejë me zemrën plot dashuri, paqe, falje dhe mirënjohje!

Qoftë sakrifica e kësaj feste një simbol i afërsisë me Zotin, i mëshirës për të tjerët dhe i përkushtimit ndaj së mirës.

Kurban Bajrami na kujton se pa sakrifica nuk ka begati, se rruga drejt së mirës kërkon durim dhe devotshmëri. “As mishi dhe gjaku i tyre nuk arrin te Zoti, por tek Ai arrin devotshmëria juaj.” - Kuran

Zoti ju bekoftë me shëndet, begati dhe lumturi familjet tuaja!”.

Mëngjesin e të premtes, (nesër, 6 qershor), besimtarët myslimanë dhe KMSH do të falin Kurban Bajramin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa deri në mesditë do zhvillohen edhe pritjet ceremoniale të rastit për urime nga krerët e institucioneve apo përfaqësi vendase dhe të huaja.

Postimi i kryetarit të PL, Ilir Meta