DURRËS- Ilir Meta prej kohësh ka braktisur detyrën si President i Republikës dhe e ka vënë këtë institucion në shërbim të partisë së tij që drejtohet nga bashkështortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ditën e sotme Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan: Nga Durrësi, për në Vlorë, por fotoja që ka postuar duket sikur së bashku me vajzat e tij Meta ka takuar edhe një qytetare të zakonshme. Në fakt, nuk është e tillë.

Vajza që duket në foto quhet Elona Guri,e cila para pak ditësh u shpall si kryetare e LSI në Durrës. Thënë këtë, Presidenti Ilir Meta duket se ka nisur fushatën elektorale të partisë tij, siç e thotë edhe vet nga Durrësi do të shkojë edhe në Vlorë për të zhvilluar edhe atje takime me strukturat e LSI./Lexo

Fotoja e publikuar nga presidenti Ilir Meta, krah dy vajzave të tij dhe Elona Gurit
 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi krah Elona Gurit