Ilir Meta viziton Muzeun “Yad
Vashem” dhe Parlamentin izraelit

Ilir Meta viziton Muzeun “Yad<br />Vashem” dhe Parlamentin izraelit
IZRAEL- “Izraeli nderohet kur vizitohet nga përfaqësues të një vendi që jo vetëm shpëtoi të gjithë rezidentët hebrenj gjatë luftës, por ku pati me tepër hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para saj”. Kështu deklaroi Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yuli Edelstein në pritjen dhe përshëndetjen zyrtare gjatë seancës plenare në Parlamentin e Izraelit “Knesset” për Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron.
 
“Është kënaqësi t'ju mirëpres këtu në Knesset dhe jam i sigurt se lidhjet mes Izraelit dhe Shqipërisë do vijojnë të zhvillohen, duke shpresuar se gjatë kësaj vizite do të kontribuojmë së bashku për forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve”, theksoi Edelstein.
 
Gjatë vizitës në Knesset, Kryetari i Kuvendit Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar vendosën edhe një kurorë me lule pranë monumentit të ushtarit të panjohur në hyrje të Knesset, si dhe zhvilluan një vizitë të veçantë në Muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem, në kujtim të viktimave të holokaustit, ku Meta ndezi flakën e pishtarit në Hollin e Kujtesës dhe vendosi një kurorë përkujtimore në emër të Kuvendit të Shqipërisë.
meta
 
Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se është nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentar shqiptar te priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit. Z. Meta theksoi se Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehen krenarë për marrëdhëniet historike dhe miqësore mes tyre.
 
"Është një nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentar shqiptar të priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit dhe z. Edelstein dhe vërejmë me kënaqësi se marrëdhëniet tona kanë hyrë në një fazë me dinamike shkëmbimesh. Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehen krenare për marrëdhëniet historike dhe miqësore mes tyre, duke kujtuar gjithashtu se sakrifica e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve që u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, është dëshmi e ndjenjave të veçanta të miqësisë që ekzistojnë mes dy popujve tanë, miqësi që ne shqiptarët e çmojmë”, tha Meta.
 
Gjithashtu pas vizitës në Yad Vashem, Meta tha se duhen shumëfishuar përpjekjet e përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të dy rajoneve tona.
meta
 
“Vizita e paharruar në Yad Vashem, në përkujtim të miliona viktimave të Luftës së Dytë Botërore, është një kujtesë e dhimbshme e krimit historik që shkaktoi ekstremizmi nazist dhe na detyron që t’i shumëfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të të dy rajoneve tona”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.
 
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta shoqërohej dhe delegacioni parlamentar i përbërë prej deputetëve Valentina Leskaj, Edi Paloka dhe Shkëlqim Selami.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë