Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka shprehur urimet për zgjedhjen e Martin Schultz në krye të Parlamentit Evropian.  

Sipas Metës zgjedhja e Schultz është një mesazh pozitiv për të ardhmen e BE-së, sipas tij ai është mik i Shqipërisë dhe avokat i integrimit evropian të rajonit.  

Vlerësoj zgjedhjen e një socialdemokrati në krye të PE, mirëpresim forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Parlamentit Evropian.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)