Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Për industrinë e turizmit shqiptar cildo mund të gjejë vërejtje për të bërë, sikurse cilido mund edhe të ketë ide të mira se si kjo industri mund të prodhojë më të mirën për ekonominë e Shqiperisë.

Ne të gjithë kemi të drejtë të pretendojmë maksimumin nga perdorimi i resurseve natyrore turistike me të cilat Zoti e ka bekuar këtë vend. Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se resurset kanë qenë aty, gjithë kohën.

Aty ka qenë deti, Alpet. Aty kanë qenë sitet arkeologjike dhe parqet natyrore. Aty ka qenë edhe Berati me Gjirokastrën. Ka qenë aty Vlora dhe Ksamili.

Por nuk mundën të jenë asnjeherë burim i rendesishem të ardhurash. As arsye të mjaftueshme për të hyrë në rekordet e flukseve turistike. Të ulëta ishin edhe pritshmeritë tona e modeste, ambiciet për renditjet në klasifikimet rajonale.

U desh të kalohej nëpër zinxhirin e rilindjes urbane, që i shpluhurosi pasuritë dhe hiret e ndryshkura dhe i futi gjithë qytetet në një valle dore-për-dore, secili me kostumin popullor të treves së vet.

Këtë duhet ta pranojmë dhe ta themi me zë të lartë. Pasketaj, industria filloi të ngrejë kokë e të gjallerohet. Filloi të kuptojë se nuk ka asgjë më pak se fqinjët. Madje ka më shumë.

Ambicia jonë popullore e shoqeroi me vemendje këtë trajektore ngjitese duke pretenduar shumë, gjithmonë e më shumë. Dhe bëjmë mirë të kemi ambicie, se nuk ka kohe për të humbur.

Bëjmë gjithashtu mirë të mos fluturojmë, por të mbeshtesim kembet fort në tokë. Se tregjet kanë rregulla, kanë ligjësi. Kush tenton t’i shkelë ato rregulla, e gjen veten shpejt të plasur për tokë me turinj të thyer.

E një nga keto rregulla është konkurrenca me cmim dhe cilësi. Nuk ka produkte turistike të barabartë. Ka produkt turistik unikal që të jep kenaqesi. Dhe kjo kenaqesi perkthehet në cmim. Nuk mund të ngresh cmimin pa ndryshuar asgjë në nivelin e kenaqesisë.

E kunderta mund dhe duhet të ndodhi: të rritesh kenaqesinë me të njejtin cmim. Keshtu fiton në konkurueshmëri. Kështu zgjeron industrinë si e tërë, duke zgjeruar kapacitetet e tua. Dhe mund ta bësh këtë derisa ky vend ka ende burime të pashfrytezuara si produkt turistik.

Po disa ranë pre e kurthit të eksperimentit në terren. Disa pra menduan të testojnë “live” aftesinë për të mos humbur treg  duke rritur cmimet pertej logjikes së tregut.

Dhe eksperimenti për pak u kushtoi shumë. Reflektimi i shpejtë dhe inercia e marketingut mund t’i shpetojë këtë herë. Por mesimi duhet të lerë gjurmë për vitet që vijnë.

Megjithatë, turizmi shqiptar është në pjesën e parë të historisë: pjesën e ngjitjes dhe ringjitjes duke mesuar nga rrëshqitjet. Krahasimet me frymë negative me fqinjët, nuk vlejnë nëse janë të paplota dhe të pakujdeseshme, pale pastaj dashakeqëse.

Të tilla nuk ndihmojnë askend, perkundrazi, intimidojnë energjinë krijuese dhe entuziazmin që çon projektet përpara. Nuk ka vend të krahasosh tregues relative të perftuar pa ndonjë perkufizim të saktë nga “booking.com” apo site të tjerë.

Sepse, bie fjala, 83% e shfrytezimit të pronave të listuara në “Booking.com”nga Mali i Zi kundrejt 73% të atyre në Shqiperi nuk do të thotë aspak më shumë turistë në Mal të Zi. Edhe me këtë 79% Shqiperia ka të rezervuara 13300 prona kundrejt 10900 te Malit te Zi.

Aq me pak mund të behet krahasimi me 79% nga Maqedonia e Veriut, sepse për këtë vend kjo shifer perkthehet në vetëm 2900 prona. Por, vlen gjithmonë ambicia që Shqiperia, jo vetem duhet të shfrytezojë maksimalisht kapacitetet aktuale turistike, por duhet t’i zgjerojë e përsosë ato.

Eshte gjë e mirë që  krahasohemi me vende si Greqia, Italia, Kroacia,  madje edhe Malin e Zi, të cilin e kemi konkuruar me sukses tashmë por që i cili ishte në kulm të kesaj industrie qysh në vitin 2015.

Të mos harrojmë se Shqiperia rregjistronte vec 3.5 milionë vizitorë në 2015, kur në keto vende industria turistike ishte bërë trashegimi prej dekadash. Në më pak se një dekadë ne kemi kapercyer shifrën 10 milionë. Ky është sukses i padiskutueshem, i jashtëzakonshëm, por, si cdo sukses, duhet menaxhuar me zgjuarësi dhe me vizion afatgjatë.

Investimet e rendesishme publike të qeverisë duhet të multiplikohen me vizionin, intuiten dhe punen 24 oreshe të qeverisë lokale dhe Ministrisë së Turizmit. Sidomos këto të dyja duhet të bëjnë në kohë detyrat e veta pa cënuar sezonin turistik, por zë koordinuara duhet të ndertojnë platformat gjithevjetore të trajnimit dhe orientimit të operatoreve drejt standardeve konkurruese në çmim dhe cilësi.

Sezoni është ende në mesin e vet dhe  ne jemi ende në kohë të riparojmë gabimet dhe të shenojmë rekordin e ri edhe këtë vit. Se bizneset tona keshtu e kanë ngjitur të përpjetën, duke mesuar nga sukseset e të tjereve dhe gabimet e veta.

Edhe nëse ka perpjekje për antireklamë, shqiptarët do dinë t’a kthejnë në reklamë të keqe, nga e cila përfitohet. Dhe, si përfundim dihet : karvani të ecë përpara!

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Nesër festa e Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat

Nesër festa e Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat