Ilir Proda merr detyrën e betohet, Ministri Hoxha: Dua sa më shpejt formatimin e policisë së shtetit! Hapet gara për drejtorët në qarqe

Tirane- Një ditë pasi u emërua në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda u betua këtë të enjte (3 tetor) në një ceremoni të shpejt në prani të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në këtë çast solemn, në respekt të veprës të të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për gjakun e punonjësve të policisë, të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigozorisht të ligjit, në nderin tim personal, betohem për të mbajtur flamurin e Policisë së Shtetit! Betohem!

Ministri i Brendshëm, përveç synimeve të qarta për policinë 2030, nuk harroi pa përmendur rezultatet e arritura të së shkuarës, të cilat duhen ruajtur dhe avancuar më tej me lidershipin e ri.

Nga sot, prej Policisë së Shtetit ne presim, së pari, qëndrueshmërinë e rezultateve të arritura, por sidomos rritjen sa më të shpejtë të cilësisë së shërbimit në të gjitha departamentet dhe sektorët, tha ministri Hoxha.

Nga sot, një tjetër garë nis në Policinë e Shtetit, në rang drejtorësh qarqesh dhe departamentesh.

Kemi nisur sot procesin e dorëzimit të stafetës në duart e një gjenerate të re drejtuesish, të cilët kanë fatin ta nisin punën nga një stad tjetër në krahasim me paraardhësit e tyre. Kjo gjeneratë drejtuesish i ka të gjitha kushtet për ta ngritur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Evropian. Të nisim punë pa humbur kohë, nga sot, nwnvizoi ministri.

Në fjalën e tij, kryepolici Ilir Proda, garantoi se gara për drejtuesit e rinj do të bazohet vetëm në 2 shtylla: performancë dhe integritet.

"Garantoj vetëm një gjë, do të jenë të bazuara mbi performancën që ka çdo drejtues që do të konkurroj për ato pozicione pune dhe integritetin, asgjë tjetër nuk do të ndikojë. Për këtë jap garanci maksimale!'u shpreh drejtori Proda. 

Ilir Proda nuk u prezantua përmes një ceremonie solemne që zakonisht është bërë me paraardhësit e tij. Një ceremoni e tillë pritet të bëhet pas 15 ditësh, kur gara për drejtues qarqesh dhe departamentesh të mbyllet me emërimet e reja. Fillimisht pritet që Proda të bëj emërimin e zëvendësit të tij, i cili bëhët pa konkurs. Zv/drejtori i Policisë së Shtetit do të jetë përgjegjës për vijimësinë e garës, e cila synon dhënien e impulseve të reja në të gjitha drejtoritë e qarqeve dhe departamenteve të bluve.

Komisioni i Posaçëm kësaj here nuk do të jetë i ministrisë, por brenda drejtorisë së përgjithshme, i cili do të verifikojë, analizojë dhe pikëzojë kandidaturat. Përveç 12 qarqeve, që sipas ligjit të ri e zgjedhin drejtuesin me garë, me të njëjtën procedurë janë dhe 6 departamentet: Policia Kriminale, Kufiri dhe Migracioni, Rendi dhe Siguria, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Shërbimet Mbështetëse dhe ai i IT-së.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak