Ilir Shaqiri në mbështetje të Erion Veliajt: Është njeriu që po ndryshon Tiranën, vetëm fitore dhe përpara

Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother VIP 1 dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, i uroi fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale, balerini Shaqiri fton qytetarët e Tiranes të mbështesin Veliajn edhe për një mandat tjetër në Tiranë.

Shaqiri thotë se Veliaj është njeriu që ka ndryshuar Tiranën, duke e shndërruar në një qytet Europian plot jetë.

“Përshëndetje, Tirana ime! Përshëndetje, tironsave të mi dhe të gjithë juve që jetoni dhe shijoni atë qytet të mrekullueshëm, që dita-ditës bëhet gjithmonë edhe më i bukur.  Nuk ka si të jetë ndryshe. Gjithmonë në sajë të punës realizohen gjërat dhe gjithmonë e më mirë do jetë.

Unë i uroj Erionit fitore, sepse është personi që e ka ndryshuar atë qytet, i ka dhënë jetë, i ka dhënë kredibilitet dhe kjo shfaqet kudo, edhe kur vijnë njerëzit nga jashtë shtetit flasin me superlativa për qytetin tim dhe mua më bëhet realisht zemra mal sepse nuk ka gjë më të bukur sesa kur vlerësohet qyteti ku kam lindur, ku jam edukuar, ku kam realizuar ëndrrat e mia t’para. Vetëm fitore dhe PËRPARA Erion! Gjithë të mirat!  Suksese”, thotë Ilir Shaqiri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rozafa: 18/04/2023 06:51

    Dy semaforistat e kokqytetit

    Përgjigju
  • Or tej: 17/04/2023 21:43

    2 zdromcat bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?