Ilir Yzeiri: Altin Dumani sfidon zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit Escobar

Ilir Yzeiri: Altin Dumani sfidon zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit Escobar

Altin Dumani

Në daljen para gazetarëve para disa ditësh, kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani paraqiti një profil të ulët dhe, ashtu si paraardhësi i tij, Kraja, tregoi me fakte se është një zhgënjim për pritshmëritë që ka publiku ndaj kësaj strukture për të cilën është investuar shoqëria shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar si asnjëherë më parë. Ai foli si një prokuror i rëndomtë që ndjek çështje të cilat publiku i ka parë dhe që, më së shumti, janë një rutinë nga ato që mund të kishin nisur të hetoheshin edhe pa qenë nevoja që të ngrihej një strukturë e tillë si kjo me emrin e madh SPAK. Ai tha se po hetojmë Arben Ahmetajn, por pa sjellë asnjë fakt të ri. Tha se po hetojmë inceneratorët dhe gati sa nuk tha që po bëjmë atë që na ka orientuar Monika duke harruar se ka mbi dy vjet që përveç bujës mediatike, ky organ nuk ka qenë në gjendje ta dërgonte këtë dosje në Gjykatën e Posaçme dhe të nisë gjykimi, sepse deri tani edhe SPAK, pra edhe Altin Dumani, po flet si një anëtar i Foltores, pra po dyshon. Përfundimin e kësaj ngjarjeje ne do ta shohim në gjykatë, atëherë kur të mësojmë provat që ka prokuroria dhe faktet.

Po gjatë javës që kaloi ka pasur disa komente që tani janë bërë rutinë të cilat përpiqen të vizatojnë një relaitet që jo vetëm nuk ekziston në këtë vend, por është edhe i paraqitur keq, me një mllef të tillë që të bën të mendosh se e keqja në këtë vend jo vetëm që nuk do të bëhet problem i opinionit publik, porse opinioni publik që ushqehet nga zëra të çjerrë në fobinë ndaj Ramës, ky opinion pra po krijon një model të deformuar dhe po shërben për të marrë në mbrojtje një sistem drejtësie të frikësuar, të paaftë dhe amator. Të thuash që Rama ka kapur drejtësinë është jo vetëm e pavërtetë, por edhe qesharake. Sot numri dy i qeverisë Rama, ish- zv/ kryeministri Ahmetaj trajtohet me fyerjen më të madhe dhe në shkelje të hapur edhe të të drejtave të njeriut. Ndaj tij ka një frymë urrejtjeje dhe përçmimi që nuk e kemi parë ndaj asnjë zyrtari tjetër. Dhe këtë e bën drejtësia që sipas tellallëve, të cilëve u del në ëndërr Rama si lugat, është e kapur nga Rama.

Protestat që po zhvillohen në Izrael merren disa herë si model për të treguar që një shoqëri nuk mund të lejojë që të preket sistemi i drejtësisë për interesa politike. Netanjahu u vu përballë zemërimit të shoqërisë izraelite pse kërkoi që të pakësonte kopetencat e drejtësisë në atë vend. Ndërsa këtu te ne në mënyrë groteske « vajtohet » pse populli nuk ngrihet kundër Edi Ramës që « ka kapur » drejtësinë e cila ka arrestuar dy ministra të tij dhe po heton edhe zëvendësin e tij.

Në fakt ka një të vërtetë tjetër. E thashë edhe në fillim të këtij shkrimi. Altin Dumani, me daljen e fundit para gazetarëve, jo vetëm që zhgënjeu një pjesë të madhe të popullsisë, por sfidoi edhe zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Jashtëm Amerikan, zotin Escobar. Ky i fundit është pyetur disa herë për shpalljen « non grata » të Berishës dhe, në disa raste, ka thenë që institucionet e drejtësisë atje duhet të hetojnë. Në një rast tjetër, kur është pyetur se a i kanë dhënë informacione prokurorisë shqiptare, ai është përgjigjur se në shkëmbëjmë informacione me institucionet shqiptare, por pa dhënë më shumë hollësi. Në daljen e fundit të Dumanit para mediave ne nuk morëm vesh se çfarë po bëhet me Ilir Metën të cilin institucioni i tij e ka thirrur para disa kohësh për çështjen e CEZ-DIA, çfarë po bëhet me 21 janarin dhe përse institucioni i tij e dërgoi në prokurorinë e Tiranës padinë e familjarëve. Pse asnjë prononcim për aferën e rëndë që po boton shtypi këto ditë për Monika Kryemadhin dhe pagesat nga oligarkë rusë sipas shtypit. Përse zoti Dumani nuk i përgjigjet shqetësimit të një pjese të madhe të opinionit për « non gratën » e Berishës. A po i heton institucioni i tij akuzat që ka ngritur Departamenti i Jashtëm i Shetit kur e ka quajtur Berishën të korruptuar familjarisht, dhunues të drejtësië dhe minues të demokracisë ?

Dhe e fundit. Zoti Dumani, prokurori i New Yorkut Alvin L. Bragg, hyri në historinë amerikane si i pari që po merr të pandehur një ish-president. Dhe e di pse ? Sepse në vitin 2019 ai tentoi të paguante një ish-prostitutë që ajo të mos fliste për një raport seksual që ata kishin pasur dhjetëra vite më parë. Një ndihmës i zotit Trump, pikërisht ai që tentoi t’i jepete paratë zonjës në fjalë, sot i ka dalë dëshmitar dhe e pohon këtë gjë. Pikërisht pse zoti Trump, sipas akuzës ka gënjyer, ai ditën e martë do të paraqitet para jurisë dhe para prokurorit. Agjencitë kanë bërë me dije se zoti Trump nuk do të hyjë në sallë me pranga. E kupton zoti Altin Dumani se çfarë bën kolegu yt në New York. Edhe ai ashtu si ti vjen nga një vend periferik por pasi mbaroi Oxfordin tani ka fituar zyrën e prokurorit. Dhe nuk ka frikë as edhe drojë që të ngrejë padi ndaj njërit ndër më të fuqishmit në SHBA, atij që i ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të ngrihen në protesta nëse ai arrestohet. Ndërsa ju, zoti Dumani, jini shënjuar në vetëdijen kolektive si prokurorët e arkës së peshkut. Një gjë duhet ta dini. Demokracinë dhe kaosin në këtë vend po e mbani peng ju me mosveprimin dhe me mbështetjen në heshtje që i bëni dyshes Meta- Berisha.   

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tami: 02/04/2023 20:18

    Gjergj, e meriton emrin! Te pergezoj per cilesine e komentit, i lexoj komentet tuaj me kenaqesi. Gezohem qe ka dhe njerez si ty, profesional, i vertet. Sejcili nga ne, sado pak te kontribojme ne Jeten dhe demokracine shqiptare.

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/04/2023 18:20

    Tek e sheh zotèrinè nè median vizive tè justifikohet pèr atè qè nuk ndodh nga institucioni qè ai drejton,,dhe nuk je informuar mè parè se kush èshtè,,shpejt mund tè gjesh vetveten duke menduar se njè bujk, qènka veshur allafrènga. Shqipèrisè sonè, i nevojiten profile prokurorèsh si Giovanni Falcone apo Paolo Borsellino. Ata tè dy, nuk dilnin nè televizione pèr tu treguar qytetarève italianè, kollaren e radhès apo pèr tè bèrè teatèr province. Tè dy, e dinin rrezikun qè u kanosej, por dinin ama edhe idealin e tyre pèr njè Itali qè duhet tè ketè besim tek drejtèsia. Pèr kètè, dhanè jetèn e tyre. Me ta, krenohet jo vetèm Italia dhe italianèt por tè gjithè ata qè duan tè besojnè nè fuqinè e shtetit tè sè drejtès. Prokurorèt qè do vijnè mè pas, do i kenè ata si ylli orientues i asaj pèr tè cilèn kanè vendosur tè bèjnè. A kemi ne shqiptarèt FALCONE dhe Borsellino? Nèse pèrgjigja èshtè JO,,,,shkrijeni fare atè SPAK sepse nuk na duhet.!!!

    Përgjigju
    • e drejta: 03/04/2023 10:07

      BRAVISSIMOOOOO.....

  • Nik: 02/04/2023 15:53

    Kan dal nga i njejti gjiriz.Keta nuk bejne dot drejtesi. E ardhmja echte stere e zeze.

    Përgjigju
  • O tej: 02/04/2023 14:48

    Sapun SPAKU eshte vegel qorre e Berish tritolit dhe spiun hajdut Metmutit

    Përgjigju
  • Tami: 02/04/2023 14:25

    Te lumte dora dhe mendja z.Yzeiri. Asnjehere nuk zhgenjen. Keni respektin e shume shqiptareve. Respekt, mirenjohje!

    Përgjigju
  • Ben: 02/04/2023 14:15

    Problemi eshte se ne nuk kemi njerez,d.m.th. jurista te pergatitur,ne rradhe te pare si njerez,pastaj ne profesion.Qe kur i sheh keto juristet,prokurore,gjykates etj,jane shume primitive,katunare,koken ne forme te çuditshme.Lere pastaj formimin,ku dhe si kane marre edukimin,kane mbaruar keto universitet e democracise.Kur i degjon dhe i shikon lene shume per te deshiruar. Fatkeqsisht,jane edhe te korruptuar.Tani,shpresoni se drejtesia do vije avash-avash,mbas 2000 vjeteve.

    Përgjigju
  • Profilizuesi: 02/04/2023 13:24

    Kete opinionistin Uzeiri ta marre profilizues ne SPAK se qenka ekspert per te bere profile. Ishalla se kapin duke ju marre leke studenteve se ka per ta pare profilin e Dumanit.

    Përgjigju
  • Ademi: 02/04/2023 13:22

    Eshte e kuptushme qe perse spaku nuk nderhyne tek peshkaqenet... e thjesht per ta kuptuar sepse gjithe struktura spakiste eshte e perlyer me peshkaqenet politikes ne korrupsion dhe nuke kane korajo se u dalin te pa larat ,, kuptohet edhe nga ish drejtuesi i spakut qe banonte ne gjirin e vilave te korrupsinit politik,. Keshte qe kjo strukture boshe eshte e pa shpres per publikun shqiptar .

    Përgjigju
  • TAKU SPARTAKU: 02/04/2023 13:09

    I THONI NGJELES TA LEXOJ KETE ARTIKULL

    Përgjigju
  • Kistra: 02/04/2023 13:03

    Kraja dihej, por ky Dumani paska qene ku e ku me i paafte apo ndoshta i pabythe dhe i tredhur!

    Përgjigju
  • Besimi: 02/04/2023 12:44

    Shkrimi eshte profesioal por harroni qe jemi ne nje shoqeri injorante dhe te varur nga babzia Politike mafioze, ore ca shkurani kot, kujt po i plas? Prisni nga keta Prokuror? Po ku ishin ata me pare? Ju flisni sikur vini nga nje bote tjeter? Ore ata Prokuror jane futur me lidhje dhe njohje ne ate pozicion ju kerkoni te bejen pune, ore nuk munden te bjene pune e po te duan.

    Përgjigju
  • tani: 02/04/2023 12:12

    Te lumt pena dhe tu shtoft jeta per shkrimin, qe deri me sot asnje gazetar nuk e ka bere. dumani u tha se do vendoste drejtesine ne vend ,por asgje ,eshte nje uje i vaket , qe e terhekin per hunde

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 02/04/2023 12:03

    Saktë. Shkrimit as mund t'i shtohet as mund t'i hiqet gjê.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot