Ilir Yzeiri: Armando Duka është shëmbëlltyra dhe gjasimi i kapitalizmit shqiptar

Ilir Yzeiri: Armando Duka është shëmbëlltyra dhe gjasimi i kapitalizmit shqiptar

Armand Duka

Nëse Zoti do të kishte vepruar ashtu siç u soll me popullin e Izraelit kur u tha që të dalin nga Misiri sepse, pas vuajtjesh e vuajtjesh, do t’u sillte shpëtimin me shëmbëlltyrën e tij dhe me gjasë të një njeriu që do të lindte nga shpirti i shenjtë, pra, nëse Perëndia me të madh të vet, do të na kishte thënë edhe ne shqipove trutharë që dilni nga mbretëria e Hoxhës se do t’ju begatoj me një jetë të re dhe, nësë ne do ta kishim pyetur : po si do të jetë kjo botë e re ? I madhi Zot do të duhej të na kishte thënë : fytyra e kësaj jete së re, e kësaj mbretërie së re do të jetë në shëmbëlltyre e në gjasë të Armando Dukës.
Kjo analogji më erdhi ndërmend tash që për arsye krejt të tjera po merrem me Pjetër Bogdanin dhe kryeveprën e tij « Çeta e profetënve » nga njëra anë, e nga ana tjetër pse, pa dashjen time, portreti i Armando Dukës bashkë me të ftohtin e këtij dimri më hyn si një ashkël në tru.
Po pse Armando Duka është shëmbëlltyra jonë, pse është modeli i Shqipërisë që kemi ndërtuar në këta tridhjetë e ca vjet kapitalizëm kriminal e të egër..
Më së pari, ky njeri mishëron filozofinë e re të kapitalizmit shqiptar që është pasurimi me çdo kush e me çdo mjet. Shqiptarët i kanë lënë pas të gjitha ëndrrat. Sot, në këtë vend, askush nuk ka tjetër dëshirë, por vetëm të jetë i pasur, vetëm të marrë çfarë i del përpara dhe nëse ka vëllezër, farefis, krushqi, shokë e miq, të shfrytëzojnë çdo gjë, çdo mjet dhe të përdorin çdo formë që Shqipërinë ta vënë ndër këmbë e ta shqyejnë. Armando Duka dhe gjithë çfarë ai përfaqëson e kanë arritur këtë. Aty ku është sot e solli Fatos Nano. Ata që duan ta largojnë janë vazhduesit e filozofisë së Nanos, por kanë harruar se ai që e mbron është i kundërti i Nanos, është Sali Berisha. Ky është thelbi i filozofisë që aplikuam ne për ndërtimin e kapitalizmit kriminal. Zgjedhim njerëz që i lidhin nyje interesat e tyre në dy gozhdë të ndryshkura politike që përfaqësohen nga dy krahët politikë që luftojnë ditën e shpartallojnë Shqipërinë natën.
Armando Duka është shëmbëlltyra dhe gjasa apo ngjashmëria me fytyrën e kapitalizmit kriminal shqiptar sepse te ai nuk peshon rregulli dhe ligji. Ai është zaptuesi i një toke, i një vlere apo i një pasurie dhe, sipas ligjit të bandave, ajo që ti zapton nuk dorëzohet ajo trashëgohet. Në logjikën e këtij kapitlaizmi nuk ekziston ndërrimi i vendit. Ai institucion që zaptohet bëhet prona jote, sepse kapitalizmi shqiptar i ndërtuar me filozofinë e krimit mbështetet në shenjtërimin e asaj që ti rrëmben apo merr nga ajo që është publike. Shihni se çfarë ndodh në këtë vend. Nga mëngjesi në darkë dëgjon vetëm pasunarë që marrin nga pasuria publike që ndërtojnë fshatra privatë e çdo gjë private. Si nuk dëgjuam nga këta pasunarë të ndërtojnë një gjë publike ? Një spital fjala vjen, një shkollë ? Jo. Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt copëtimit dhe sot është turp të thuash që unë po punoj për atë që është publike dhe e përbashkët. Sot çdo shqiptar punon për vete, zapton për vete dhe rrëmben për vete. Heronjtë që na frymëzojnë ne janë Samir Mane e Çet Kastrati apo të tjerë që na tregojnë se si mund të pasurohesh duke i shërbyer vetes, por jo të tjerëve. Dini ndonjë gjë publike që kanë bërë këta pasunarë ? Dini ndonjë donacion të rëndësishëm që kanë bërë këta pasunarët shqiptarët ? 
Në shëmbëlltyrë të Armnado Dukës kapitalizmi shqiptar nuk është ndërtuar mbi parimin e shërbimit apo të punës, por mbi parimin e sakrificës që të ndërtosh perandorinë tënde.
Në kapitalizmin tonë me shëmbëlltyrë të Armando Dukës nuk ekzistojnë institucionet. Sepse presidenti është çmendur, opozita është shpartalluar, qeveria është mpirë nga avujt e hashashit që kërkon të hedhë mbi kokat tona boshe, shkollat dhe arsimi kanë mbi tridhjetë vjet që jo vetëm nuk ngrohen, por janë plevitosur nga drejtimi idiot dhe pa asnjë vizion. Universitetet në këtë vend ndjekin dëshirat e tregut gjerman dhe të gjithë po bëhen shkolla infermierësh që të mbushin spitalet gjermane. Vetëm këtu te ne ndodh që të gjitha universitetet, pa përjashtim, publik e privat, kanë hapur me shpejtësi degët e infermierisë dhe aty regjistrohen ¼ e atyre që mbarojnë shkollën e mesme dhe pa asnjë kriter. Ndërsa që të regjistrohesh në një degë mësuesie në një universitet rajonal duhet mesatarja 7.5. Ndaj universitetet po mbyllen sepse makineria punon për Germaninë, shteti nxit emigrimin e trurit e ati pak truri që ka mbetur që të bëjnë këtu një shkollë idiote e të thyejnë qafën në Gjermani. Ne jemi kthyer jo vetëm në lavatriçe parash të pista, por me politikat arsimore po nxisim largimin e të rinjve, sepse çdo vit i japim Gjermanisë dhe të tjerëve gati 1000 apo 2000 të rinj e të reja që i përgatisim këtu për infermiere.
Kapitalizmi që po ndërtojmë ka shëmbëlltyrën dhe gjasën e Armando Dukës sepse ne nuk ndërtojmë dot institucione të pavarura. Ne nuk mund të jetojmë dot nëse nuk zaptojmë një institucion që ka ngjyrë publike. 
Ne kemi tridhjetë vjet që nuk kemi promovuar dhe nuk njohim ndonjë organizatë, shoqatë, grup shoqëror që të na frymëzojë me dëshirën dhe etjen për t’i shërbyer publikut, për të sakrifikuar për të mirën e përgjithshme. Ne nuk e njohim më Shqipërinë. Të flasësh në emër të saj, të ndërtosh një model brenda të cilit të gjithë të japim diçka për të, është imorale në këtë vend. Ndaj shqiptarët nëse do të rrinë në këtë vend dhe nëse kanë pasion apo dëshirë ata turren dhe zaptojnë atë që është publike për ta bërë private, pastaj ngulen aty dhe e shpallin veten të përjetshëm.
Nëse do të ndodhte vërtet që Armando Duka do të largohej nga ai post me votim të rregullt, kjo do të ishte një gjë e padëgjuar. Kështu do të përmbysej modeli, atëhere vërtet do të lindte shpresa, dhe në atë çast do të duhej të hidhnim sytë nga Mali i Dajtit e të shihnim se çfarë modeli do të na dërgonte Perëndia për kapitalizmin shqiptar. Mirëpo, thonë se edhe Zoti është lodhur me ne. Ndaj është kotë, mos i mbani sytë nga Dajti : do të vazhdoni të jetoni dhe të adhuroni kapitalizmin që zgjodhët vetë : ai është në shëmbëlltyrë dhe në gjasë të Armando Dukës. Amin !

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 26/01/2022 09:25

    Pra fajin e paska populli shqiptar qe nuk e paska ndertuar sic duhet sistemin “human” te kapitalizmit? Sistemin ku fitimi eshte e vetmja vlere? Sistemin ku te kesh eshte me mire se te jesh? Sistemin ky gjerat kontrollojne njerezit? Sistemin qe po shkaterron planetin? Vazhdo lexo Ceten e Profeteve se e paske gjetur mire hobin.

    Përgjigju
  • emigranti: 25/01/2022 14:17

    Nuk ka zgjidhje tjeter!Permori shtrember ne vitin 1990 krietari histerik i PD-se ne preherin e Rajersonit dhe s'kemi zgjidhje tjeter.Ose modelin e Baronit Duka,ose modelin e Like Espinozes me Moniken pa...C. dhurate pa pagese,ose modelin e provuar te corbes se prishur te Marshallit te PD-se ,sot Non Grata,me super dhuraten qe jep Ardit Gjebrea ne emisionin e tij dhe qe quhet ne gjuhen e Spin Doctorit "Lyl Brava i blinduar"! Zerat e Kadillit per demokraci etj etj jane sot per sot "Demode" dhe shihen shtrember.Keshtuqe ,sic thote Edi Rama "Ai" eshte zgjidhja me e mire,pa cka se nen hunden e tij ikin shqiptaret jashte shtetit nen efektin e levizjes infermieriste te universiteteve,apo me lajmin e legalizimin e avujve te hashashit (edhe kjo na mungonte...)vetem qe te ikin sa me larg shqiperise,duke bere qe bilanci midis te ardhurave ne buxhet per shkak te emigrimit te te rinjve te bien vazhdimisht dhe te rrezikohen dhe pensionet e pensionisteve,pasi bilanci del viti me vit e me negativ...dhe rrojne shqiptaret me rreth 5 dollare ne dite,standarti me i ulet ne Ballkan,kurse politikane si puna e Berishes qe sulmojne institucionet me turma banditersh e huliganesh paguhen me paga marramendese me vendim parlamenti me mijera e miliona leke,me page te plote plus me dietat,benzinen,bodigardet etj etj edhe pa u paraqitur fare ne pune apo ne parlament!!!!.Rendesi ka qe jane aktive,jo per te mbrojtur interesat e qytetareve qe i kane zgjedhur,por per te bere veprime antiligjore e desktruktive,sepse lodhen e djersijne te "shkretet"?!Te tjerat jane llafe pazari.Dhe me e bukura eshte kur sheh Lyl karabashin kur deklaron se do beje nje politike ndryshe dhe perdor te njejtin fjalor si mentori i tij,per te mos thene edhe me te keq dhe perserit gjellen e ftohur tashme te "vjedhjes se zgjedhjeve te 25 prillit e te masakres zgjedhore" pavaresisht se e gjithe bota e cilivizuar,Amerika e BE e organizmat e specializuara perendimore i kane cilesuar si zgjedhjet me te mira te bera deri me sot ne kete vend,ku vjedhja e votes fale sistemit berishist eshte kthyer ne institucion dhe vete ky birbo,ne vecanti ne vitin 2011 u be kryetar bashkie nen vezhgimin "e rrepte" te ambasadorit Arvizu,live ne Tv ,duke shqyer e mbushur kutite me vota te pavlefeshme e duke i bere mosketjeri i Berishes,Ristan juristi "te ligjeshme" dhe vjedhjen e stisjen e tjetersimin e votes dhe brenda partise,sic pohon dhe organizatori i farsave te tjetersimit te votes ne PD Edi Palokaka e kane bere rruge e rregull,por ai avazin e tij vazhdon.Dhe thote se kam ndryshuar!??? C'te thuash?!Nuk e di,ka ndonje njeri rreth tij qe ha pyka e t'i thote,qe te pakten publikisht te korigjohet e te vere llogjiken ne vend te b... kur flet?Gjekmarkaj apo ndonje tjeter e kupton kete,apo te gjithe njelloj me te mendojne???

    Përgjigju
  • karadakliu: 25/01/2022 13:30

    PO dallim shume kapitalista,jo vetem ky i perhershmi drejtues sporti.Po edhe kryeprok urori,kryebankeri kombetar,Politikanet,vecmas lideriet partiak dhe ata te institicioneve shtetetrore,tHuaja pa dallim jane njerez shume, ama shume te pasur.Bile jo vetem lideret demokrat,por edhe familjaret "mbreteror" jane shume te kriminalizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)