Nëse diplomatët perëndimorë, për arsye diplomatike, e veçojnë Bashën nga Berisha dhe Meta, për ne, shqiptarët normalë, që e kemi parë veprimtarinë e tij në këta vjet, Lulëzim Basha është zgjatimi mediokër i portretit politik të Berishës dhe Metës. Lulëzim Basha nuk ka asnjë përmbajtje si personalitet politik. Ai është një makinë me kurdisje nga jashtë motorin e vogël të të cilit e ka instaluar në trurin e tij Berisha dhe e kurdis sa herë që ai fiket. Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më mediokri dhe më artificiali që një njeri publik mund të shqiptojë. Kush e ka lexuar librin e tij « Misioni im » që legjenda urbane thotë se nuk e ka shkruar vetë, kupton se ka përballë jo një njeri normal që ka një histori apo që ka një platformë në kokë dhe e shtjellon, por nja fantazmë. Aty të shfaqet një përzierje e pështirë dhe e palexueshme e teksteve që janë shkëputur nga bisedat në studio televizive ose nga hartimet e këqija të ndonjë shkolle periferike.
Lulëzim Basha është makina me kurdisje nga jashtë që vihet në lëvizje sa herë që Berisha turfullon. Në gjithë karrirën e tij politike Lulëzim Basha nuk ka asnjë veprim që të mbahet mend se ka vulën e tij të veprimit. Në librin e tij, ai përmend si « opozitarizëm të ri » të gjitha nxitjet apo ditët kur Berisha kurdiste makinetën Basha. Daljen nga Parlamenti, djegien e mandatave, mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale, të gjitha aksionet vetëvrasëse të opozitës që u nxitën nga Berisha, Basha i shpall si veprime të tijat dhe si opozitarizëm i ri.
Kulmin e mungesës së karakterit politik dhe të dinjitetit ai e shënoi në studion e Arian Çanit, të gazetarit që është investuar thellë për rrëzimin e Ramës. Çani e pyeti mbi dhjetë herë se çfarë do të bësh nëse humbet zgjedhjet, Lulëzimi përgjigjej si Lej Feni me buzëqëshje në buzë duke thënë se unë do të jem kryeministër, Shqipëria mezi po pret të më votojë e plot marrëzi të tjera. Në psikologjinë e moshave thuhet se personaliteti i fëmijës krijohet kur ai për herë të parë thotë « JO ». Pra kur fëmija mohon diçka. Lulëzim Basha, që kur e zgjodhi Berisha dhe familja e tij nuk ka thënë njëherë të vetme « JO », nuk ka mohuar një herë të vetme ndonjë nga marrëzitë që ka bërë PD-ja dhe Berisha. Kurrë ! Ky njeri, që një pjesë e opinionit e mban si djalë të mirë, është njeriu më agresiv në PD. Ai, pa iu dridhur qerpiku, mori në mbrojtje vrasësin e Pjerin Xhuvanit dhe duke thyer të gjitha kodet zakonore shqiptare, nuk shqiptoi një fjalë ngushëllimi për viktimën. Ky njeri, në kulmin e fushatës, e etiketoi kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, si « koka e krimit », pra fyu edhe një prokurore edhe një femër.
Berisha dhe Meta janë një « aset » për Edi Ramën sepse modeli i tyre i keq, na bën të gjithëve të besojmë te e mira. Sali Berisha është anagazhuar të shkruajë një libër të zi për Shqipërinë dhe ta paraqesë këtë vend ashtu siç do të kishin dashur të gjitha shërbimet sekrete serbe dhe
ruse. Do të ishte mirë që këtë libër ta shkruante nga ndonjë qeli, sepse është absurde që Hashim Thaçi, fjala vjen, është në qeli në Hagë dhe Sali Berisha në një vilë super luksoze në Gjirin e Lalsit dhe kërcënon se do të shkruajë libra për ta paraqitur Shqipërinë si vendin më të zi në planet. Në historinë e Shqipërisë, edhe në kohën e regjimit diktatorial, nuk ka asnjë libër të shkruar nga emigrantët politikë antikomunistë, nga ajo që quhej mërgatë politike që të shante Shqipërinë ashtu siç bën dhe siç është betuar se do të bëjë Sali Berisha. Ka një shembull : Çatin Saraçi, që dikur ishte pranë mbretit Zog, kur u nda me të botoi një libër të zi kundër tij. Sali Berisha, siç tha edhe sot, është betuar që nuk do të shkruajë kundër Edi Ramës, por kundër nesh, kundër Shqipërisë. Mirëpo, ai harron një gjë ose bën sikur harron. Ato kanceleri që ai pretendon se do t’ua çojë atë libër kanë përfaqësuesit e tyre këtu dhe ata, në fakt, po punojnë fort që reforma në drejtësi të thellohet.
Të gjithë ata përfaqësues të lartë të PD-së që këto ditë kanë bërë përgjegjës Lulëzim Bashën dhe i kërkojnë atij dorëheqjen duhet të llogarisin se Lulëzim Basha është një lodër me kurdisje. Nëse kanë vërtet kuarajo ata duhet të bllokojnë atë që ka çelësin e kësaj lodre me kurdisje dhe që është Sali Berisha. Nëse nuk e shikojnë të keqen që ka pllakosur PD-në drejt në sy, ata, për fat të keq do të kenë fatin e Jozefina Topallit & co dhe Lulëzim Basha do të kurdiset më fort që të punojë bashkë me Berishën për mandatin e katërt të Edi Ramës. Sali Berisha sapo e shpalli këtë ambicie. Me librin që ka nisur të shkruajë, ai po certefikon mandatin e katërt të Edi Ramës.
Keta jo vetem antiperendimir por dhe antikombetar
Përgjigjulike injoranti e kokemadhi, salqeni, lulka e duke mos lene nga mbrapa mona surrat kali dhe femijet e familjet e tyre jane jashteqitja dhe gangrena e kesaj Shqiperie. Nese keto jashteqitje nuk zhduken nga faqja e dheut Shqiperia nuk ka per te qene asnjehere e SHQIPETAREVE. Prandaj te gjithe shqiptare se bashku ti kthejme Shqiperise dinjitetin e vendit
Përgjigjulike injoranti e kokemadhi, salqeni, lulka e duke mos lene nga mbrapa mona surrat kali dhe femijet e familjet e tyre jane jashteqitja dhe gangrena e kesaj Shqiperie. Nese keto jashteqitje nuk zhduken nga faqja e dheut Shqiperia nuk ka per te qene asnjehere e SHQIPETAREVE. Prandaj te gjithe se bashku ti kthejme Shqiperise dinjitetin si vend
PërgjigjuMaleficiozë,të dy si Babloki edhe Çika Lule!
PërgjigjuE kam THENE DHE E THEM .ME KETA BUDALLENJ EDI RAMA RRI NE PUSHTET EDHE 100 VJET...JEMI POPULL I VOGEL ME PAK NJEREZ ME TRU,, E KETA JANE TEK PS...
Përgjigju