Ilir Yzeiri: Presidenti as Meta as 
​Vasili, do jetë një grua nga PS

Ilir Yzeiri: Presidenti as Meta as <br />​Vasili, do jetë një grua nga PS
Gazetari Ilir Yzeiri i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se presidenti i ardhshëm nuk do jetë Ilir Meta dhe as Petrit Vasili. 

Sipas tij, në postin e numrit një të shtetit, do jetë një përfaqësues i Partisë Socialiste dhe sipas tij ajo do të jetë një femër. 

"Kur dëgjova për Metën dhe Vasilin si kandidatë për President, më erdhi për të qeshur. Pasi Meta nuk bën dot pa Vasilin dhe sikur të kishte dy karrige presidenti, do ishin të dy aty. Dhe Petrit Vasili nuk shkon pa Ilir Metën. 

PS e cila nuk ka nxjerrë ende emër, por për mendimin tim, PS do ketë kandidatin e saj dhe presidenti i ri mendoj se do të jetë nga PS. Do jetë një figurë politike me rol të spikatur dhe kam përshtypjen se do të jetë femër",
u shpreh Yzeiri. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën