Ilir Zela emërohet kryeinspektor
pranë kryeministrit Rama

Ilir Zela emërohet kryeinspektor<br />pranë kryeministrit Rama
TIRANE- Inspektorati Qëndror pranë Këshillit të Ministrave, në varësinë direkte të Kryeministrit, tani ka një drejtues të ri. Edi Rama ka emëruar në këtë post të rëndësishëm pranë kreut të Ekzekutivit dje në mesditë Ilir Zelën, ish-kreun e parë të FRESSH, ish-ministër i Punëve Publike, ish-deputetin dhe ish-sekretarin e marrëdhënieve ndërkombëtare në PS. Zela, me profesion inxhiner elektrik, ka qënë jo vetëm në funksione të larta shtetërore dhe partiake, por si një inxhinier elektrik me përvojë dhe me gradë shkencore ka mbajtur nivele të larta drejtimi edhe në kompani private.

Në këtë post të rëndësishëm, ku këtej e tutje do jetë Zela, ka qënë që nga viti 2011 Mimoza Hajdarmataj, e diplomuar në UT dhe ajo për Inxhinieri Elektrike dhe emëruar nga Berisha. Ndërsa vetëm një muaj më parë, kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar nga detyra e lartë në krye të Inspektoratit Qëndror në varësinë direkte të tij, Mimoza Hajdarmatajn. Kështu, me urdhër të Ramës, numër 41, datë 5 shkurt 2014, të dalë nga protokolli me 6 shkurt, po të këtij viti u bë lirimi nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qëndror, Mimoza Hajdarmataj. Urdhër ky, i zbatuar menjëherë dhe ajo ka lënë zyrën që në këtë datë.

Kështu, Inspektorati Shtetëror i Punës e Shërbimeve Sociale, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Inspektimi i Metrologjisë e Kalibrimit, Inspektimi për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues, Inspektimi i Sigurisë së Veprimtarive të Minierave, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Inspektimi i Sigurisë dhe Shpëtimit nga Zjarri, Inspektorati Qendror Teknik, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave janë në dorën e Zelës, duke e bërë atë më të besuarin e kryeministrit në të gjitha rastet, pasi përmes tij ushtron kontrollin mbi këto inspektorate.

Megainspektoriati që është formuar nga shkrirja e 36 inspektorateve në 12 të tilla do jetë superfuqi me të drejta absolute. Paraardhësja e Zelës ka qënë Inspektore e Përgjithshme prej më shumë se dy vjetësh, kandidate humbëse për deputete në Qarkun e Kukësit për PD-në në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ajo ka mbajtur për afro 5 muaj nën qeverisjen e Ramës drejtimin e të gjitha inspektorateve.

Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës