Ilri Yzeiri: Një pyetje për zotin Balla

Ilri Yzeiri: Një pyetje për zotin Balla

Taulant Balla

Është e dyta herë që të afërm të mi më shkruajnë se në kontrollin e pasaportave në aeroportin e Rinasit policët e shërbimit aty u kërkojnë atyre që udhëtojnë jashtë vendit edhe biletën e kthimit në rastet kur ata nuk e kanë prerë atë për arsye të ndryshme.

Ata që më shkruajnë janë një nuse e martuar me një shtetas zviceran dhe e dyta një nënë që ka dy djemtë me pasaportë zvicerane. Unë konsultova udhëzimin « Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Shengen » dhe aty, në asnjë vend, nuk thuhet që udhëtari duhet të jetë i pajisur edhe me biletën e kthimit. Dhe ftesa nga pritësi kërkohet vetëm kur ka dyshime. Unë e kuptoj kërkesën e shtuar tuajën si ministër për të forcuar regjimin e kontrollit në vendet e kalimit, por, në këtë rast, punonjësi i shërbimit bën presion për të mos e kaluar duke shpikur biletën e kthimit. Kjo mund të krijojë perceptime të ndryshme. Unë nuk dua që udhëzime të dyshimta apo përpjekja për të rritur kontrollin mbi kalimet e paligjshme në aeroporte të përkthehet si presion mbi udhëtarët e pafajshëm, pensionistë në një rast dhe bashkëshorte e një të huaji në rastin tjetër.

Dhe problemi nuk është se këta policë ju paraqesin një dokument të shkruar ku të tregohet arsyeja e këtij ndalimi. Ata thjesht bëjnë presion. Do të ishte mirë që nëse Ministria e Brendshme ka vendosur të rishikojë ose të rifreskojë procedurat që ndiqen për udhëtimin në hapësirën e vendeve Shengen t’i bëjë ato publike dhe të mose i lërë në vullnetin e punonjësve të policisë që shërbejnë aty. Në këtë rast krijohet perceptimi se dikush do të përfitojë në mënyrë të paligjshme. Mendoni për një çast për ata qindra udhëtarë që nuk kanë asnjë njohje, që vijnë nga zonat rurale dhe që mund të bëhen viktima të lehta për ata që nuk zbatojnë ligjin, se çfarë stresi u krijohet nga ata që e përdorin atë për presion të paligjshëm.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Udhetar: 21/10/2023 17:46

    Zoti Yzeiri keni shume te drejte. Me ka ndodhur mua tre raste ne Rinas udhetoja dy here per ne Zvicer dhe nje here ne Itali. Ndalese pa nje arsye pa nje motiv rhjesht preteks edhe duke i treguar ftrsen apo adresen e personit prites( djalit) jo duam bilete kthimi jo sa do rrini jo pse di shkoni etj pyetje injorantesh. I kam kerkuar urdherin per keto ndalesa edhe nga 20 min ata vetem zgerdhiheshin. E turpeshme . Mua pesionist te trajtohem si nje trafikant kur perbri meje kalonin vrasrs trafikante, kontrabandiste, prostituta dhe nuk denjonin ti shikonin ne sy.

    Përgjigju
  • Arben: 21/10/2023 15:06

    Bravo per shkrimin Z.Yzeiri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës