TIRANE - Sheshi “Nënë Tereza” u shndërrua këtë pasdite në një skenë të madhe të pushtuar nga magjia nën performancat e shumta të gjashtë iluzionistëve më të njohur të Italisë, të cilët për gati dy orë e veshën me magji Tiranën.
Artistët iluzionistë të ardhur nga shteti fqinj sollën shfaqje magjike e dhjetëra truke përpara qindra shqiptarëve që zgjodhën t’i ndjekin në shesh, por edhe atyre që patën mundësinë t’i shohin Live përmes ekranit të A1 REPORT.
Shfaqja e magjisë vjen nën kujdesin e veçantë të Digitalb. Personazhe të këtyre truqeve u bënë vetë qytetarët e pranishëm në sheshin "Nënë Tereza", të cilët kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. E në fund të çdo performace, Digitalb kishte menduar t'i dhuronte një dekoder falas.

FOTO të tjera

Iluzionistët performuan për të gjithë dashamirësit e këtij arti magjik, që në vendin tonë ka munguar prej kohësh.
Walter Maffei është një nga iluzionistët Italian që Digitalb zgjodhi për të kthyer magjinë në kryeqytet këtë fundvit. Gjatë ditës së djeshme iluzionisti italian mahniti shqiptarët kur qëndroi në ajër tek Pallati i Kulturës mbi posterin e Digitalb.

Por në këtë shfaqje të magjishme nuk munguan edhe të papriturat. Një vogëlush i quajtur Dioni, u bë personazhi i mbrëmjes kur nga ekrani kërkoi nënën e tij, nga e cila ishte shkëputur pa kuptuar...e "fatin" e tij per pak çaste e paten dhe dy femije te tjere.
Moderatori i shfaqjes ishte këngëtari i njohur Ermal Mamaqi.

Ditën e dielë shfaqja magjike e Digital do të zhvendoset në Prishtinë ndërsa në datën 15 Dhjetor magjistarët do të rikthehen në Tiranë në qëndrën spitalore universitare nën tereza ku gjithçka do të jetë surprizë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com