Ilva Tare në lidhje me Eduard
Selamin, çifti nis bashkëjetësën

Ilva Tare në lidhje me Eduard<br />Selamin, çifti nis bashkëjetësën
Gazetarja Ilva Tare dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në vitet ‘90 Eduard Selami janë prej kohësh në një lidhje dashurie. Ky fakt është bërë me dije nga mediat ndërkohë që gjatë emisionit të saj mbrëmjen e së enjtes vetë Tare ka pohuar se e kishte gjetur njeriun e jetës, por pa përmendur emra.



Megjithatë shtypi rozë  ka investiguar rreth kësaj deklarate duke publikuar se çifti është duke u frekuentuar intensivisht prej muajsh, madje mësohet se Selami i ka dhuruar gazetares një unazë të firmës "Tiffany". E kontaktuar nga "Shqiptarja.com" Ilva Tare nuk ka dashur të komentojë apo të prononcohet rreth këtij lajmi të publikuar në media.



Tare aktualisht drejton emisionin “Tonight”, në të cilin interviston personazhe  të shumtë nga politika. Ndërkohë Eduard Selami njihet si ish-kreu i Partisë Demokratike në vitet ’90. Prej kohësh ai ka jetuar në SHBA duke u rikthyer prej pak kohësh në Shqipëri, duke iu bashkuar sërish të djathtës si deputet. Nuk dihet se cili nga çifti do të thyejë heshtjen rreth kësaj lidhje.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid