Në një kohë kur në Gjykatën e Krimeve të Rënda po dëgjohen përgjimet që sipas Prokurorisë faktojnë aktivitetin kriminal të 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm, këta të fundit deklarojnë se terrorista nuk janë ata por personat që drejtojnë vëndin.

Këtë deklaratë e ka bërë nga kafazi i hekurt Fadil Muslimani, i cili i’u drejtua gjykatëses Liljana Baku me fjalët “Kemi 700 ditë të arrestuar, për çfarë na mbani në burg, u arrestuam se kishte frikë ministri Saimir Tahiri nga terroristat, por terrorista nuk jemi ne por ata që drejtontë vëndin”.

Seanca e 34 ndaj 9 imamëve u mbyll me degjimin e audio përgjimeve që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka realizuar në ambientet e xhamisë së Unazës së Re të drejtuar nga Genci Balla, por këto përgjime deklruan Imamët faktojnë se akuza nuk ka asnjë provë ndaj tyre.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)