TIRANE- Ish-ministri i Mbrotjes Arben Imami përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD-së thotë se akuzat janë të pavërteta dhe se ai ishte përcaktuar si armik i kreut të PS-së prej dy vitesh.
“Qytetarët duhet ta dijnë se në ministrinë e Mbrotjes nuk ka asnjë abuzim me ligjin, asnjë abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por ishte përcatuar prej dy vitesh armiku i kreut të PS dhe u bënë përpjekje për të montuar një akuzë false duke akuzuar një institucion model për tenderat. Jam i sigurtë se nuk do të dalë asgjë.
Kryeministrit i them se po kapërcen një vijë të kuqe ligjore, politike por duhet ta dish mirë se kërcënimet e tua nuk trembin askënd dhe ti e di fare mirë që nuk më trembin as mua”- tha Imami.
Deklarata vjen një orë pasi ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli bëri publike kallzimin penal për konsumimin e veprave penale, “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com