Nesër është Bajrami. Por si do të falet në kushtet ku ndodhemi? Imam Ahmed Kalaja ka bërë një postim në Facebook ku sqaron kur dhe si do të bëhet falja.

"Falja e Bajramit do të bëhet nesër në orën 06:00 në xhamia. Ata që ndodhen në zona ku nuk hapen xhamitë mund të falen në shtëpi, bashkë me familjen, ose veç e veç, falet si namazi. Rregullat do i sqarojmë në takimin e darkës sonte" tha ai.

Këtë vit ndryshe nga tradita, falja e Bajramit nuk do të bëhet në sheshin Skënderbej për të shmangur grumbullimet, që nuk lejohen për shkak të COVID-it. Xhamitë u rihapën ditën e hënë (lexo ketu rregullat).