ELBASAN - Arben Imami, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në Elbasan ka prezantuar njerin prej kandidatëve për deputetë të këtij qarku, z.Ardjan Turku. Gjatë fjalës së tij, duke vlerësuar arritjet e mëdha të qeverisë në fushën e integrimit europian të vendit, Imami solli shembull rastin e këngëtares Elhaida Dani: “ Po të mos ishin liberalizuar vizat, Elhaida Dani nuk do të kishte fituar dot tek konkursi i këngës në Itali sepse do rrinte ne rradha të gjata për viza, ndërsa socialistët kanë bërë të gjitha përpjekjet që ta pengojnë këtë gjë, ashtu sikundër edhe Erion Veliaj, që shkruante vetëm mesazhe për të mos hapur vizat duke i quajtur shqiptarët, kriminelë. Por në fakt asgjë nuk ndodhi shqiptarët shkuan, erdhën dhe sërisht u kthyen në vendin e tyre”, - vuri në duke ministri i Mbrotjes.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)






