Imami i Lazaratit: Joshja e parasë
e madhe, por s’u tunduan të gjithë

Imami i Lazaratit: Joshja e parasë<br />e madhe, por s’u tunduan të gjithë
LAZARAT- “A1 Report” ka mundur të sigurojë një video ku imami i fshatit Lazarat, Gentian Pollo, diskuton për çështjen më të nxehtë të zonës, në praninë e disa personave të Komunitetit Mysliman. Ai shprehet se në këtë fshat ka qenë shumë e vështirë për të qëndruar mbi parimet e Allahut për shkak se joshja është tepër e madhe, megjithatë, disa prej familjeve lazaratase, nuk janë bërë kurrë palë me personat që janë marrë më kultivim dhe tregtim hashashi.
 
“Madje banorë të fshatit, të cilët më parë edhe kanë qenë përdorues dhe kultivues, janë bërë pjesë e xhamisë dhe për këtë i falënderoj, sepse i kanë rezistuar shumë tundimit kundrejt përfitimit”, thotë imami.
 
Nga ana tjetër, pjesëtarët e një xhamie në Maqedoni, e vlerësojnë faktin që 40 familje nga fshati Lazarat, nuk janë bërë palë me banditët e zonës, edhe pse i janë ofruar shuma të majme parash.
 
“Ta blinte vetëm për faktin se ky njeri do të mbillte hashash në atë tokë vëllai nuk ja dha. Allau ja shpërbleftë me të mira. Vëllai i tha 100 mije euro.. jo tha nuk e jap. Nuk ka ardhur vetëm njëri. Kanë ardhur edhe të tjerë duke ditur”, tha imami.
 
Imami Pollo në fund të takimit falënderoi të gjitha familjet që nuk u tunduan dhe respektuan parimet e fesë së tyre, duke i ngritur ato mbi gjithçka.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë