Imami i Prishtinës: Lavdrim
Muhaxheri është argat i dreqit

Imami i Prishtinës: Lavdrim<br />Muhaxheri është argat i dreqit
KOSOVË - Imami i Prishtinës, Shefqet Krasniqi ka thënë se Lavdrim Muhaxheri është argat i dreqit duke shtuar se e kanë tmerruar pamjet e Lavdrim Muhaxherit.

"Lavdrim Muhaxheri është argat i dreqit. Krimi nuk bëhet në emër të Zotit, po në emër të dreqit", ka thënë Krasniqi, Imami i Prishtinës.

Krasniqi: Arrestimet e 40 personave mund të kenë prapavijë politike

"Nëse vërtetohet se shumica prej tyre janë kapur dhe nuk ka prova, unë vetëm po them se dyshoj se mund të ketë prapavijë politike", ka thënë ai.

Imami Krasniqi, thotë se ai ka qenë prej hoxhallarëve të parë që u ka bërë thirrje njerëzve të mos shkojnë në Siri.

"Unë kam qenë prej të parëve, që kam thënë o djem mos shkoni në Siri. Vallahi populli sirian nuk ka nevojë për 30a 40 djemë tonët", ka thënë Krasniqi në emisionin "Argument Plus" të RTV 21.

Ai shprehet se se shumë prej atyre që kanë dëgjuar këto ligjërata, nuk kanë shkuar në Siri.

"Shumë djemë, duke i dëgjuar ligjëratat tona, nuk kanë shkuar në Siri", ka thënë ai.

Krasniqi ka akuzuar edhe mediat për krejt situatën e krijuar. Ai ka thënë se BIK duhet të dalë me ndonjë komunikatë për media, për siç tha ai, për të qetësuar situatën.

"Po presim një komunikatë që e qetëson popullin, me thënë o ju njerëz, qetësohuni".

Ndërsa ka shtuar se mediat po largojnë vëmendjen nga problemet reale, bashkë me politikën.

"Është zhvendosur vëmendja nga problemet reale të Kosovës. Në ditën e dytë të Bajramit del në fotografi njeri duke pre koka, pse bash në ditën e dytë të Bajramit", ka thënë ai.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje