Në shtëpinë e Krasniqit janë konfiskuar 8 mijë euro kesh, mbi 7 mijë franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollarë, monedha arabe, rupi të Pakistanit, si dhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.
Imami, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, në fillim të këtij muaji, pas arrestimit nga policia dhe marrjes nw pyetje nga prokuroria, u lirua pas disa orësh, për t’u arrestuar sërish sot, kësaj radhe me shumë kolegë, si të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar, përçarjes kombëtare dhe veprimtari të tjera që bien ndesh me sigurinë nacionale dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Letërnjoftimi nga Serbia i imam Shefqetit mban datën e dhënies 2004.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
