Imami i xhamisë që nuk njihet nga KMSH denoncon: Dy policë ndihmuan në Rinas kalimin e Shkëlzen Dumanit drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët! SPAK të hetojë

Imami i xhamisë që nuk njihet nga KMSH denoncon: Dy policë ndihmuan në Rinas kalimin e Shkëlzen Dumanit drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët! SPAK të hetojë

Shkëlzen Dumani dhe dy fëmijët e tij, Eva dhe Endri

Armand Ali, Imami i xhamisë te Unaza e re, që akoma nuk njihet nga Komuniteti Mysliman, ka denoncuar me emër dy policë që, sipas tij, ndihmuan xhihadistin Shkëlzen Dumani që të kalonte në aeroportin e Rinasit, së bashku me dy fëmijët e tij, Endri dhe Eva Dumani, kjo e fundit është akoma në kampin Al-Hol. Me një postim në Facebook, ai publikon një pjesë të dosjes së SPAK të hetimeve në lidhje me këtë çështje, ku nga përgjimet dalin emrat e Blendi Kodrës dhe Skënder Sallakut, që sipas Ali, ndihmuan Dumanin në vitin 2014, duke i bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet ndaj këtyre dy personave.

"Meqenëse SPAK që heton antikorrupsionin do fillojë urgjentisht hetimin ndaj 5 grave të sapo kthyera nga Siria, në këto hetime duhet të përfshinë patjetër edhe dy policët e aeroportit të Rinasit në vitin 2014 të cilët mundësuan kalimin pa probleme të Shkëlzen Dumanit (Allahu e mëshiroftë) dhe dy fëmijëve të tij. Emrat e tyre i kanë në dosjen e famshme të "xhihadistëve" por as prokurorja "e hekurt" Imeraj dhe as turpi (trupi) gjykues nuk i thirren e as nuk i përmendën gjatë gjithë seancave gjyqësore.

Madje SPAK duhet të hetojë edhe se kush ishte ai noter i cili përgatiti dokumentin e nevojshëm me firmën e bashkëshortes së Shkëlzenit sipas së cilës jepej leja që ata dy fëmijë të udhëtonin jashtë Shqipërisë vetëm me babain e tyre. SPAK duhet të hetojë faktin se përse u dënua Orion Reçi vetëm pse Shkëlzeni fjeti një nate ne shtëpinë e tij bashkë me dy fëmijët, por nuk u dënua as ai noteri i famshëm dhe as dy policet e Saimir Tahirit qe ndihmuan në këtë histori", shkruan imami.

Shkëlzen Dumani, me origjinë nga Peshkopia, u vra gjatë luftimeve në Siri, ndërsa djali i tij, Endri u thye në tetor të vitit të kaluar nga Siria, por motra e tij, Eva vijon të jetë në kampin Al-Hol.

Ndërkohë, më 1 gusht u riatdhesuan nga kampi Al-Hol  në Siri 14 të miturit dhe 3 gra, të cilët do të merren në pyetje ne lidhje me qëndrimin e tyre ne kampin në Siri.

Fotot e publikuara nga imami Armand Ali

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës