TIRANE- Ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht deputet i PD-së Arben Imami deklaron se për dorëzimin e kallzimit penal në prokurori nuk është djegur rruga formale ligjore.

Pak ditë më parë ministria e Mbrojtjes depozitoi në prokurori kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tendera
 
”Cështja është ende në auditim, duke u audituar kontrolluar. Pr/raporti i Auditit të Brendshmë të ministrisë së Mbrojtjes nuk  ka përfunduar ende. KLSH ka audituar të njëjtat procedura për 2010- 2012 dhe nuk ka konstatuar këto shkelje.”- tha Imami duke shtuar:  “Kallëzimi penal nuk ka kaluar përmes institucioneve të ministrisë së Mbrojtjes apo institucioneve të tjera zyrtare”
 
Imami ngre dhe pyetje ndaj kryeministrit Rama duke i kërkuar të përgjigjet se kush ka hartuar kallzimin penal dhe kush është grupi i ekspertëve të cilët i përmendi ministrja Kodheli ditën e deklarimit të padisë penale.
 
“Hetimi administrativ nuk ka mbaruar draft raporti nuk evidenton shkelje të procedurës ligjore që mund  të ndiqen penalisht.

Kush e ka hartuar kallzimin penal, kur hetimi ka s’la përfunduar ende? Kush është ky grup ekspertësh?  Si mund të hetohet në një shtet të së drejtës qëytetarë nga persona të paautorizuar nga ligji?
A nuk janë ekspertë, të zyrës të Edvin Ramës?”- thotë Imami.

Ish ministri i Mbrojtes mbylli deklaratën e tij duke i kujtuar zotërsisë dhe shpurës së tij se do të jenë para ligjit historia nuk mbaron këtu. “

(sg/shqiptarja.com)