TIRANE - Ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami në një pronocim për mediat është shprehur se kryerministri Rama dhe dy ministrat e tij duhet t’i përgjigjen akuzave të ngritura nga opozita për përdorimin e insfrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.
 
Sipas Imamit tha politikat e qeverisë aktuale ndaj narkotikëve kanë qenë tolerante ndërsa shtoi se në kohën e mazhorancës së PD nuk ka pasur asnjë informacion për një çështje të tillë.
 
“Kryeministri dhe dy ministrat e tij, ai i Brendshëm dhe i Mbrojtjes, nuk mund të fshihen së pari pas Forcave të Armatosura. Kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me administrimin dhe politikat të cilat kanë qenë tërësisht tolerante ndaj narkotikëve në këto muaj të qeverisë socialiste. Në mandatin e Partisë Demokratike në qeverisje, nuk kemi pasur asnjë të dhënë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake, e përsëris, për trafikimin e lëndëve narkotike. Ne nuk kemi pasur asnjë të dhënë dhe asnjë informacion. Po bëhen përpjekje, sigurisht për të mos u përgjigjur, kjo është e qartë, pyetjeve të cilat i janë shtruar qoftë Kryeministrit, qoftë Ministres së Mbrojtjes, qoftë Ministrit të Brendshëm, me qëllim për të humbur fokusin.” u shpreh Imami.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)