TIRANE- Zana Xhuka, e votuar nga Kuvendi të hënën e shkuar si kryetare e ILDKP-së, mori dhuratë të një dhi të egër nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Statuja iu dorëzua ish-zv.ministres të mërkurën e kaluar, gjatë ceremonisë përcjellëse për të në Ministrinë e Mbrojtjes.
"Zana ka qenë jo vetëm një profesioniste e zonja dhe një zbatuese e ligjit, por edhe një njeri që ka pasur një zemër të madhe. Sot në ceremoni i dhurova si kujtim nga Ministria e Mbrojtjes skulpturën e dhisë së egër, e cila është dhurata simbolike e Ministrit të Mbrojtjes dhe që është dhe kafsha simbol e Shqiptarëve. Ka shumë histori mbas këtij simboli. Në librin "Pse perëndimi është përpara" të një profesori të Universitetit të Oksfordit thuhet se brirët e dhisë janë gjetur madje edhe në një varr të para homosapiensit. Dhia e egër është shumë e lidhur me ballkanin dhe kulturën bazë të tij. Më mirë se tek Shqiptarët mendoj se në asnjë vend tjetër kjo nuk ka mbetur. Brirët e dhisë i gjejmë tek Pirro i Epirit i gjejmë tek Aleksandri i Maqedonisë, tek Skënderbeu ndaj i kemi edhe në uniformat tona. Nder te tjera eshte dhe simbol i fuqisë, sepse është pikërisht kjo dhi e cila mëkonte perënditë, madje dhe Zeusin e madh pellazgjik dhe i cili pinte nga një dhi e cila quhej dhia e Tamlit". I kërkova Zanës që ta mbajë në zyrë simbolin e dhisë në mënyrë që të shikojnë të gjithë dhe të kuptojnë që vjen nga Forcat tona të Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes. Falenderoj zj. Zana Xhuka për gjithë ndihmën, mbështetjen, suportin dhe moralin intelektual dhe profesional që ka dhënë gjatë këtyre tre viteve dhe i uroj suksese"-shkruan ministri i Mbrojtjes Arben Imami në faqen e tij në Facebook, duke u krenuar me dhuratën që I ka bërë ish-vartëses, që vitin tjetër do të kontrollojë mes 5000 zyrtarëve të tjerë, edhe pasurinë e ministrit Imami.
(Foto: Ceremonia e dhënies së statujës së dhisë Zana Xhukës nga ministri Arben Imami)
(Shkrimi u publikua nga Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com