Imami pranon: Shitëm
armë, por jo në Libi |

Imami pranon: Shitëm <br />armë, por jo në Libi |
TIRANË – Shqipëria nuk i ka shitur armë Libisë. Ku fakt është pohuar nga ministri i mbrojtjes Arben Imami gjatë analizës vjetore të ministrisë së drejtuar prej tij, në prani të gazetarëve. Ai ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk ka shitur asnjë armë drejt zonës së nxehtë të Lindjes, Libi, por, vetëm ne tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare.
“Kjo tregti është dëmtuar nga një vend fqinj i yni”, tha Imami duke mos përmendur emrin e vendit fqinj, i cili sipas ministrit është bërë pengesë për këtë tregti ku përflitet edhe cilësia e armatimeve.
Ndërsa në deklaratën zyrtare, pëprpara së të pyetej nga mediat për këtë çështje Imami tha:
“Viti 2011 ka qenë themelorë për identifikimin, grumbullimin dhe përcaktimin e procedurave për heqjen e të gjitha materialeve të tepërta, të cilat janë një pengesë e madhe. Bordi për Trajtimin e Pajisjeve dhe Materialeve të Tepërta ka listuar të gjithë ato materiale që nuk i shërbejnë Forcës së Armatosur dhe ka filluar evadimi i tyre. Një pjesë do të vijojë të shiten, një pjesë të asgjësohen dhe një pjesë të konservohen në magazina të përqendruara”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore