Imami që akuzoi vajzën dawn për
blasfemi rrezikon burg të përjetshëm

Imami që akuzoi vajzën dawn për<br />blasfemi rrezikon burg të përjetshëm
PAKISTAN - Policia pakistaneze po heton për të kuptuar nëse mund të akuzohet për blasfemi kleriku mysliman që denoncoi një vajzë të krishterë se kishte djegur disa faqe të Kuranit, duke kryer kështu një krimi që sipas fesë islame dënohet me ligj.

Khalid Christi u arrestua të shtunën në darkë, pas denoncimit të ngritur nga një dëshmitar i cili frekuentonte xhaminë, sipas të cilit ekziston mundësia që kleriku ka falsifikuar provat lidhur me vajzën. Sipas zyrtarit të policisë Munir Jafferi, nëse kleriku do të shpallet fajtor për përdhosje të kuranit ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo ngjarje ka ngjallur zemërim ndërkombëtar, pasi, sipas burimeve lokale, fëmija vuante nga sindroma e sëmundjes dawn.

Ndërkohë gjyqtari pakistanez Muhammad Azam Khan ka shtyrë sërish seancën për lirimin me kusht të vajzës. Rimsha Masih, e cila vuan nga një prapambetje mendore, mbetet edhe një javë tjetër në burg, ku qëndron që prej ditës së arrestimit, më 16 gusht, nën akuzën për djegien faqet e Kuranit. Të premten, gjyqtari kishte zgjatur me 14 ditë afatin e paraburgimit, me kërkesë të policisë, e cila e kërkoi këtë afat me qëllim vazhdimin e mëtejshme të hetimeve.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh