TIRANE- Integrimi i Maqedonisë në strukturat e Atlantikut verior dhe anëtarësimi në NATO mbeten një nga prioritetet kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë një takimi me homologun maqedonas, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për të mundësuar një ndërveprim sa më efektiv. Imami tha se zgjidhja e çështjes së emrit do t’i hapë rrugë integrimit të mëtejshëm të Maqedonisë.
“Integrimi i Maqedonisë në gjithë strukturat e Atlantikut të Veriut, është prioritet. Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhet një vend anëtar i NATO-s. Çështja e emrit që ka qenë pengesa e vetme për Maqedoninë, duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë”, theksoi Imami.
Ndërkaq edhe homologu i tij maqedonas, Talat Xhaferri tha se çështja e emrit “vazhdon të jetë një pengesë për integrimit e Maqedonisë në strukturat euroatlantike” ndërsa vuri theksin në zbatimin e standardeve të BE.
Gjatë takimit dy ministrat e mbrojtjes kanë rënë dakord për bashkëpunimin edhe në kuadër të trajnimeve të përbashkëta të forcave ushtarake të dy vendeve. Një pikë me rëndësi ishte dhe vijimi i bashkëpunimit me republikën e Kosovës, dhe pjesëmarrjen e san në të gjitha iniciativat e rajonit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com