Tërmeti i 26 Nëntorit nuk kurseu as shtëpinë e Ismail Hasës, imamit që i shërben prej vitesh komunitetit të Farkës. Por, një vit më pas ai i gëzohet shtëpisë së re, të përfituar falë Programit të Rindërtimit. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi familjen e imamit të njohur në zonë dhe siguroi se qeveria po punon çdo ditë për të përballuar me dinjitet sfida, të cilat vende të tjera ende nuk i kanë kapërcyer.
“Kaluam një sfidë shumë të madhe, por mesa duket ishim mjaftueshëm të pjekur si shoqëri për ta mbajtur këtë barrë. Them se e mbajtëm me dinjitet, sepse ka ende kombe, shumë më të mëdha se i yni, që janë përkulur dhe ende nuk i kanë dhënë dum. Ja ku është Italia, ka 40 vjet tërmeti i Potenzës, kurse në Aquila u bënë 12 vjet e 5 vjet në Amatrice, ende pa zgjidhje,” tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se, opozita që deri dje shkatërronte dhe nuk i ka dhënë dorë asnjë familjeje, qoftë edhe me një pako ushqimore, sot di vetëm të akuzojë.
“Ata që vranë me plumba në mish në Bulevard, që shkatërruan Gërdecin, që rrëmbyen klubin Partizani, njerëz që këtu kanë vilat e tyre dhe nuk ndihmuan kurrë me një kuti ushqimesh, por bëjnë sponsorizime në “Facebook” e “Instagram”, duke skuqur vezë e duke i dhënë makinës, janë bërë mjeshtra për të kritikuar,” u shpreh ai.
Veliaj shtoi se PS nuk i ka parë kurrë njerëzit si votues të majtë, apo të djathtë, përkundrazi ka punuar edhe më shumë për ata që PD iu merrte votën, por më pas “harronte” t’u jepte pagesën e PAK dhe ndihmën ekonomike, të cilën e merrnin njerëz influencë, me vila e me makina. Ai tha se koalicioni PD-LSI duket si viti ’97 i Saliut, i cili sot në moshën e Enverit, kërkon të vijë për herë të tretë në pushtet.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
Po pse ,ç'randësi ka,asht Imam a Prift,a Ka emën??!!
Përgjigju