Imazhe të rralla, Pelikani Kaçurel shfaqet në liqenin e Shkodrës

I njohur për speciet e rralla dhe biodiveristetin e vecantë, liqeni më i madh në Ballkan, ai i Shkodrës,  ka tërhequr vëmendjen këto ditë për shfaqjen masive të Pelikanit Kacurrel, i cili deri para pak vitesh rrezikonte të zhdukej.

Report Tv, ka udhëtuar në brëndësi të liqenit të Shkodrës për të përcjellë këto imazhe të rralla, të këtij shpendi i cili cilësohet për një flurim spektakolar.

Ky shpend i rrallë me ngjyrë të bardhë e pulla gri, me një gjatësi deri në 1,9 metra dhe me peshë deri në 20 kg, i cili  ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti, e bën liqenin të favorshëm për ta.

Sipas Shefit të Manaxhimit pranë Administratës së Zonave të Mbrojtura, Tonin Macaj, këtij shpendi,  në Liqenin e Shkodrës i krijohen të gjitha kushtet që ai të qëndrojë në të.

Por gjatë udhëtimit, hasemi edhe me një tjetër anë të biediversitetit, një pamje që ndoshta e ndeshim rrallë në Shqipëri, Zambaku i verdhë dhe i bardhë i ujit, të cilat i japin Liqenit të Shkodrës një pamje spektakolare.

"Një pamje unikale edhe në shqipëri pavarësisht se fjordet janë në mal të zi ndërsa në shqipëri janë më të bukura .  Eshtë një habitat i populluar me zambakun e bardhë dhe të verdhë, ndërsa dua të  të theksoj se zambaku u verdhë ëshët një bimë në zhdukje dhe si e tillë konservohet dhe ruhet me fanatizëm.", shprehet Macaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të qytetit verior, Agim Dardha shprehet se ky institucion po merret me ruajtjen e këtyre specieve të rralla në bashkëpunim të ngushtë edhe me donatorë të huaj në mënyrë që ato të mos i humbasin Liqenit të Shkodrës.

" Duke qenë se pelikani kaçurrel është i një rëndësi të vecantë dhe ne po punojmë për ti krijuar kushte të qeta pelikanit që të shumohet në shqipëri. Sepse ne e dimë që dy janë problematikat  pasi nuk kemi një peshkim të qëndrueshëm dhe problematika e dytë është qetësia dhe ne po punojmë sëbashku me disa donatorë për ti krijuar pelikanit kushte të përshtatshme." thotë drejtor ADZM Shkodër, Agim Dardha.

Nga specialistët e mjedisit në këtë zonë janë vërejtur mjaftë specie të rikthyera duke e populluar atë. Një ndër të rrallët është edhe Pelikani Kaçurrel, një nga speciet e pakta në Evropë që deri tani ka shfrytëzuar si strehën e tij të fundit Lagunën Divjakë-Karavasta.

Kjo krijesë e veçantë në llojin e vet, është mjaftë delikate dhe kërkon trajtim të kujdesshëm. Megjithatë këto pamje tregojnë që Liqenit të Shkodrës po i kthehen ato që i mungonin, duke na sërvirur të gjitthëve imazhe të mrekullueshme  të natyrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 19/05/2019 15:57

    Shkodra jeme e bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja