Imazhet e kanabisit në zonën ushtarake të Zall Herrit! Dalin pamjet e dronit që zbuloi parcelën! Nis hetimet dhe ushtria

Imazhet e kanabisit në zonën ushtarake të Zall Herrit! Dalin pamjet e dronit që zbuloi parcelën! Nis hetimet dhe ushtria

Kanabisi i zbuluar në Zallher

Dalin pamjet e parcelës me hashash të zbuluar në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë. 125 rrënjët me kanabis të zbuluara përmes një droni të Policisë së Shtetit që ka nisur një operacion në rang kombëtar, hetimet kanë angazhuar edhe policinë ushtarake.

Burimet bëjnë me dije për Top Channel se po verifikohen thëniet e tre ushtrarakëve të arrestuar Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda me detyrë në seksionin e sigurisë, të cilët insistuan në gjykatë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe se e kishin kontrolluar territorin prej 140 hektarë, por që shqetësimet e tyre për mungesën e logjistikës i kishin përcjellë me email.

Sakaq, nën procedim në gjendje të lirë janë edhe komandanti i repartit, Petrit Dalanaj, zëvendës komandanti dhe dy të tjerë, të cilët po ashtu insistojnë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën.

Deri më tani janë pyetur 11 ushtarakë që shprehen se plani i kontrollit të territorit ishte zbatuar në datat 10 dhe 11 korrik. Por askush nuk di të shpjegojë ende se si u shkel perimetri i një zonë ushtarake, të një vendi anëtar në NATO dhe për më tepër cilët janë kultivuesit që hynë në këtë bazë.

 

 

/Top Channel/ 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet