Imazhet e rebelëve sirianë fitojnë
çmimin “World Press Photo”

SHBA- Fotografi i “Reuters”, Goran Tomasevic ka fituar çmimin e parë në “World Press Photo” në kategorinë "Spot News Stories" me serinë e tij prej dymbëdhjetë imazhesh, të cilat tregojnë rebelët sirianë që luftojnë në Siri duke u përgatitur për një sulm në ushtrinë qeveritare në afërsi të Ain Tarma në Damask në 30 Janar 2013.

Rebelët sirianë paraqiten pas goditjeve me snajper ndërsa përgatiten të sulmojnë pikën e kontrollit të ushtrisë qeveritare, më pas duke ndihmuar të evaukojnë komandatin e tyre të plagosur që pak minuta më vonë vdes, në momentin që ndezin një raketë-hedhëse, duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh), por edhe duke qarë pas vdekjes së komandantit të tyre.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im