
Imazhet e reja satelitore zbulojnë shkallën e shkatërrimit në kampin e refugjatëve Jambalia, i cili u bombardua nga Izraeli të martën dhe të mërkurën, duke vrarë të paktën 195 njerëz, sipas Hamasit.
Imazhet e publikuara nga Maxar Technologies tregojnë kampin para dhe pas sulmeve të rënda ajrore, për të cilat Izraeli tha se kishin për qëllim vrasjen e anëtarëve të lartë të organizatës terroriste në zonë.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha dje se bombardimet e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jambalia në Rripin e Gazës “mund të përbëjnë krime lufte”.
“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jambalia, ne shprehim frikë serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte", shkroi UNHCR në mesazhin në Platformën X.
Izraeli bombardoi vazhdimisht kampin e refugjatëve Jambalia të martën dhe të mërkurën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këtë zonë me popullsi të dendur dhe duke vrarë disa dhjetëra njerëz, sipas Hamasit. Izraeli shpjegoi të martën se kishte vrarë një komandant të Hamasit, Ibrahim Biari, që besohet të jetë një nga ata që janë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës të lëvizjes islamike palestineze të 7 tetorit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë
19 Shkurt, 07:10
-
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
18 Shkurt, 20:29
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Hamas: Të enjten do dorëzojmë trupat e pajetë të katër pengjeve izraelite, mes tyre një nënë me dy djemtë e saj të mitur
18 Shkurt, 16:51
-
Këshilli i Sigurimit i Izraelit mblidhet për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës
17 Shkurt, 08:52
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Lufta/ Lirohen 3 pengje izraelite! Netanyahu: Hamasi u tërhoqën pas deklaratave të Trump
15 Shkurt, 10:23
-
Erdogan kundër Trump: Qasja e tij për 'Rripin e Gazës' është e gabuar
14 Shkurt, 12:54
-
Izraeli kërcënon me 'luftë të re' dhe të zbatojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezë nga Gaza nëse pengjet nuk lirohen
12 Shkurt, 22:50
-
Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë, nëse pengjet nuk lirohet të shtunën
11 Shkurt, 22:46
-
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pohon se do shqyrtohet si opsion (VIDEO)
11 Shkurt, 20:47