Imazhi përtokë i një lideri që pretendon të përballet me sfida të mëdha

Imazhi përtokë i një lideri që pretendon të përballet me sfida të mëdha

Plator Nesturi

Opozita u ndje e gëzuar nga përballimi i grave të Ballshit me kryeministrin Rama. Kjo sepse vetë ajo nuk po arrin të ofrojë gjë tjetër. As të bërit opozitarizëm. As nuk arrin të bind njeri.  Porse reagimi qytetar për probleme të ndryshme nuk është opozitarizëm i mirëfilltë.

Ngritja e shqetësimeve të qytetarëve në takimet publike të Ramës në Ballsh apo nëpër Shqipëri u vesh nga ana e minorancës si trajta më e lartë e kundërshtisë. Por është kryeministri ai që po përballohet me njerëzit dhe që pavarësisht problemit, të barsur ose jo, përpiqet të gjejë një zgjidhje të problemeve.

Ndërkohë që perfaqësues të opozitës thjesht bëjnë ndonjë dalje të shoqëruar nga kamerat si për të kaluar radhën. Çka po dëshmon gjithnjë e më dukshëm se ndonëse shumë gjëra nuk shkojnë fllojë në Shqipëri, një nga problemet e thekshme të shoqërisë mbetet vetë opozita që nuk arrin të mbledhë dot as njerëz që ta degjojnë e jo më të ngrejë probleme.

Ndaj, në këtë mënyrë duket se Rama ka marrë përsipër të bëjë jo vetëm kryeministrin por edhe opozitën. Pasi nuk ia përton të kritikojë edhe sektorë të veçantë të administratës së tij.

Gjithësesi, ajo çka të bën më tepër përshtypje në ditët e fundit është qasja që u bëhet problemeve apo akuzave nga liderët e të dyja palëve. Kemi dy qasje të ndryshme që në një farë mënyre shprehin dhe gjendjen emotive në të dy kampet e politikës shqiptare.

Nga njëra anë vërehet protagonizmi i kudoshfaqur i Ramës për çdo çështje që ka të bëjë me qeverisjen dhe mbarëvajtjen e saj. Kryeministri nuk ia përton të vihet përballë çdo kritike dhe akuze, të krijojë debat e të mos i shmanget atyre, të marrë përsipër përgjegjësi e të polemizojë dhe si ekspert që nga çështjet e ekonomisë dhe deri te masat ndaj Covid-19.

Në fund të fundit kjo paraqitje e arrin objektivin për imazhin e një lideri që i ka gjërat nën kontroll e që arrin të japë besim tek mbështetësit dhe elektorati në një kohë kur po afrojnë dhe zgjedhjet parlamentare. Në të kundërt, paraqitja e kreut të PD, Basha, është në antitezë të plotë me rivalin e tij, duke dhënë një profil të squllët dhe që i shmanget protagonizmit.

Prej kohësh, kryetari i PD shmang debatin, preferon të bëjë deklarata mediatike por pa lejuar pyetjet e gazetarëve. Bën takime të ngushta me specialistët pranë tij dhe që i referojnë çfarë ai dëshiron të dëgjojë, porse kurrë nuk fton dhe aq më pak të debatojë me specialistë të pavarur dhe që kritikojnë politikën e PD për aspekte të veçanta, siç është rasti i politizimit dhe nxirjes së punës së mjekëve që ndeshen me pandeminë.

Po ashtu në takimet e rralla nëpër bisnese të Tiranës, Basha mbetet si vizitor apo vëzhgues i largët pasi ka dëshmuar se është njohës i cekët i ekonomisë e që nuk di të dallojë ndryshimin midis taksave dhe tatimeve.

Dhe si të mos mjaftonin këto, Lulzim Basha nuk nuk di të përballet e të mbrojë veten edhe kur problemi që ka përballë është personal dhe akuzat ndaj tij janë direkte.

Rasti i këtyre ditëve për kasetën e masakrës së Krushës ishte një akuzë direkte që erdhi nga drejtime të ndryshme. Ishte akuzë ndaj personit Lulzim Basha dhe nuk ishte akuzë ndaj kryetarit të PD.

Por, ndërsa pritej që si në çdo akuzë të drejtpërdrejtë, përsoni Lulzim Basha të dilte dhe të prononcohej personalisht mbi çështjen për ta sqaruar apo mohuar atë, u zgjogj rruga e strukjes. Dhe këtë nuk e bën një njeri i zakonshëm, por një person publik, me peshë politike dhe që pretendon të jetë kryeministër.

Kanë kaluar mbi 10 ditë dhe ende asnjë ballafaqim përpara medias.  Basha u struk nën mantelin e PD, ndonëse akuza ish direkt ndaj tij dhe jo partisë që përfaqëson. Për të mbrojtur figurën e Bashës, u detyrua të dalë nënkryetari Paloka, çka në vetvete është marrje në mbrojtje nga strukturat e PD të kryetarit, kur kemi të bëjmë me një çështje personale dhe që ka ndodhur në Kosovë dhe kur Basha nuk ka qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Mospërballja me sfidat personale natyrisht që e çon përtokë imazhin e një lideri që pretendohet të përballet me sfida më të mëdha, siç janë problemet e vendit dhe qeverisja. Dhe ky imazh duket se ka kapluar vetë opozitën që shfaqet e mefshtë, pa vizion dhe që nuk arrin të krijojë besueshmëri as te masa e votuesve të djathtë.

Imazhi i një lideri që edhe pas 7 vitesh në opozitë luan ne mbrojtje dhe ku skuadra e përçarë e së djathtës fragmentarizohet në shumë parti të tjera ngjall pezmatim te ai votuesi i thjeshtë is së djathtës.

Pezmatim, pasi sheh që kryetari tyre nuk arrin të mbrojë as vetëveten dhe struket, dhe jo më të mbrojë interesat apo idealet e tyre. Ndaj opozitës i ka ikur zëri dhe mbase I ka ardhur për shtat fakti që u vendosën masat anticovid për takimet elektorale ku nuk lejohen më shumë se 10 vetë. Pasi dhe aq vështirë se mund ti mbledhë me këtë pezm e letargji ku ka rënë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 19/11/2020 16:14

    Zoteri Nesturi , sigurisht qe opozita eshte e gezuar , qe KM me ne fund u takua dhe i dha zgjidhie problemit ekonomik te familieve , qe eteria ku punonin kryetaret e familieve, si paguante prej muajsh . Me sensibilizimin e gjendies , nga opozita , problemi u zgjidh --pa harruar edhe zbatimin e detyres nga vet Rama , veprim i pelqyer nga te gjithe -- . Thua se Rama del neper shqiperi dhe digjon ankesat e popullit . po shum mire ben , kjo eshte detyra e tyj . thua se opozita nuk del ne popull , per hallet e tyre ;, ju ose se ndiqni shtypin , ose s'doni te pohoni te verteren .Kur Rama kritikon punonjesit e tij , besojse ben me te miren e duhur , kete pune e ben se duhet bere , jo per inat te opozites . Opozita , nese grumbullon sa me pak njerez , per takime , ben mir . Sa per problemin e akuzave ndaj Bashes ; besojse Basha , ben shum mire qe nukse i konsideron . Nja lider serioz , nuk mund te harxhoje kohe me pseudopropaganta , sqarimet i sjell vet koha ,-- ashtu si ne fakt ka ndodhur-- . Imazhi i lidereve ngrihet , kur nuk u kushton asnje vemendie thash e themeve . Leviziet e politikaneve , brenda partive apo jasht tyre , jane te lira dhe te mbrojtura nga te drejtat themelore te njeriut . Perdorimi i tyre nga propaganta e partive kundesrshtare , eshte normale . As kush te mos pezmatohet e te ligeshtohet nga strategjia politike e lidereve te politikes . Ate e bejne ashtu sic e duan ata .

    Përgjigju
    • Salah i Serbise.: 21/11/2020 08:10

      Akrepi i Viçidolit.

    • Haha: 19/11/2020 17:32

      Basha lider? Me mire te vare nje litar ne qafe e te shkoj ne Luqen te Kyjesit andej nga mblidhte spiunlliqe kelyshi serb

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?