IMEI,PD:Qeveria shkel privatësinë
thirrje qytetarëve për mos bindje

IMEI,PD:Qeveria shkel privatësinë<br />thirrje qytetarëve për mos bindje
Lideri i djathtë Lulzim Basha i rikthehet vendimit të qeverisë për të regjistruar numrat identifikues të aparatëve celularëve ose shkurt numrat Imei, vendim që sipas Bashës  prek në mënyrë flagrante të drejtën kushtetuese të privatësisë. Basha tha se ky vendim synon  ngritjen e një sistemi të tërë përgjimi të jetës private të cdo qytetari shqiptar.
 
“Rama po kërkon të ndërhyjë brutalisht në jetën e komunikimeve të qytetarëve shqiptarë, të vrasë privatësinë e tyre. Rama kërkon t’u hedhë një sy bisedave telefonike, kush dërgon mesazhe dhe kujt ia dërgon.”-tha Basha.
 
Kreu demokratëve apeloi ndaj Kompanive celulare që të zbatojnë kushtetutën dhe të mos japin të dhënat e IMEI, në të kundërt do të paditen nga Partia Demokratike.
 
“Partia Demokratike i bën thirrje sot çdo shqiptari të refuzojë me përbuzje vendimin e Edi Ramës. PD u bën thirrje kompanive celulare në Shqipëri të respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë, në të kundërt do të paditen ato do të përballen me paditë civile dhe penale të opozitës.”-shtoi më tej kreu i PD.
 
Ndërkohë ka reaguar Ministrja e Inovacionit Milena Harito duke hedhur poshtë akuzat dhe duke saktësuar se kjo procedurë ka për qëllim ndalimin e kontrabandës së celularëve dhe aspak me privatësinë e qytetarëve.
 
“Qeveria ka detyrë të luftojë kontrabandën e celularëve. Kodi i famshëm IMEI nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e komunikimit. Është vetëm një kod makinerie, si me thënë kodi i shasisë së makinës. Është njëlloj si të thuash se nëpërmjet kodit të shasisë së veturës qeveria kontrolloncili është shoferi.”-tha Milena Harito, ministrja e Inovacionit.
 
Për këtë rast Partia Demokratike i është drejtuar në fund qershor Gjykatës Kushtetuese me një padi.
 
IMEI (International Mobile Equipment Identity) është identikiti unik i çdo paisjeje celulare, i cili përdoret më së shumti si informacioni kryesor në raportimin dhe gjetjen e vjedhjeve të tyre. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni