IMEI, PD: Rruga më e sigurtë për përgjim
Gj.Europiane thotë mos ia jepni qeverisë

IMEI, PD: Rruga më e sigurtë për përgjim<br />Gj.Europiane thotë mos ia jepni qeverisë
TIRANË - Partia Demokratike ka dalë sërish në një deklaratë për media pas reagimit të Ministres së Inovacionit Milena Harito lidhur me regjistrimin e kodit IMEI për celularët.

Sipas PD, IMEI përcaktohet në mbarë botën si: një mënyrë e gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes, dhe përgjimit të telefonit.

“E drejta e autoriteteve publike për të aksesuar të dhënat personale, nuk shoqërohet me asnjë kriter që garanton proporcionalitetin dhe nevojën e ndërhyrjes. Për më tepër, aksesi i autoriteteve kombëtare tek të dhënat e mbajtura nuk është i ndërvarur nga një shqyrtim paraprak nga gjykata apo një organ administrativ i pavarur. Të dhënat nuk mbahen nga një autoritet i pavarur, i cili garanton sigurinë e tyre, dhe shmang cdo mundësi për përdorimin e tyre jo në përputhje me qëllimin për të cilin mbahen. Për këtë arsye, Direktiva që lejonte qeverinë dhe autoritetet publike të aksesonin të dhënat që lidhen me aparatin celular, është e pavlefshme që nga data 4 prill, 2014”.-thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, për IEMI-in, sipas PD-së.
 
Më tej PD përmes Këshilltarit ligjor të grupit parlamentar, Gazment Bardhi shprehet se dalja e sotme e Haritos është një keqpërdorim që bën Rama dhe një përpjekje e dëshpëruar për t’i hedhur hi syve, opinionit publik.

“Dihet botërisht se të dhënat personale të telefonit, përfshirë IMEI, janë rruga më e sigurt për përgjimin e një telefoni. Këtë ka pasur parasysh edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë kur ia kanë ndaluar kompanive edhe ti mbajnë e ti ruajnë të dhënat e telefonit, e jo më tua japin qeverisë.” -thotë Bardhi.

Për PD, vendimi i Edi Ramës është një ndërhyrje brutale në jetën private të çdo shqiptari dhe një instalim i metodave të sigurimit të shtetit nga oligarkia që ka kapur tashmë shumicën e institucioneve në vend.

Në përfundim të deklaratës PD i kërkon kompanive celulare në vend, të respektojnë kushtetutën dhe të drejtën e shqiptarëve për privatësi, përndryshe do të ballafaqohen me drejtësinë dhe do të përballen me bojkotin masiv të abonentëve.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni