Importi i makinave të përdorura, del udhëzimi për kushtet teknike që duhet të përmbushin

Importi i makinave të përdorura, del udhëzimi për kushtet teknike që duhet të përmbushin

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të përdorura me moshë mbi 10 vjet. Referuar pikërisht këtij vendimi nr. 633, datë 26.10.2018, “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete” është miratuar në vijim një udhëzim që detajon kushtet teknike  që duhet të përmbushin mjetet që do lejohen të importohen.

Udhëzimi, “Për përcaktimin e kushteve teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të automjeteve që do të importohen në Republikën e Shqipërisë” mban firmën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalet kryesisht në mënyrën sesi do të bëhet verifikimi i treguesve teknike të mjeteve.

Kështu në udhëzim përcaktohet se Verifikimi, pas këqyrjes së kujdesshme të mjetit dhe kontrollit të dhënave me dokumentacionin teknik shoqërues të tij nga specialistët përkatës, konsiston së pari në leximin dhe përcaktimin e saktë të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi dhe/ose pllaka identifikuese. Së dyti në  vitin  e prodhimit të mjetit. Së treti në verifikimin e kategorisë mjedisore sipas përcaktimeve në dokumentin teknik të origjinës, si dhe verifikimin e standardit për normat e publikuara për mjete të prodhuara jo për vendet e Bashkimit Evropian.

Në rastet kur ka mungesë të kategorisë mjedisore në dokumentin teknik të origjinës, do të jetë kriter vlerësues viti i prodhimit, por gjithmonë nëse nuk ka të dokumentuar nivel të ndotjes në kundërshtim me pikën 1 të këtij udhëzimi që lidhet në fakt me normat e shkarkimeve në ajër për kategoritë M dhe N të mjeteve sipas listës së standardeve të Bashkimit Europian (pjesa që njihet si euro 3,  euro 4  dhe euro 5).

Udhëzimi parashikon edhe rastet kur makina nuk do të kalojë zhdoganimin.

“Çlirimi doganor dhe/ose regjistrimi do të refuzohet të kryhet për mjetet motorike të kategorive M1, M2 dhe N1, për: a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; b) Mjetet motorike të tjera të reja të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 4) dhe janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura, të kategorive M2 dhe N1 (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 3) dhe janë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri” nënvizon udhëzimi.Monitor


/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 16/01/2019 18:18

    Hajde ligj hajde.... me kete ligj qe keni vene i bie qe te qarkullojne vetem makinat e qeveritareve te larte dhe te deputeteve...... ligjet si per vendet me te pasura infrastruktura si per vendet e fundit ne bote.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë